Mirëqenie

November 5, 2020 | 10:08

Tre objektet e domosdoshme kundër Covid-19, të cilat nuk duhet të mungojnë në këtë periudhë pandemie

Siç përsëritet çdo ditë në gazeta dhe televizione, kurba e infektimit nuk po zvogëlohet. Për këtë arsye është e rëndësishme të pyesni se çfarë mund të bëjë qytetari i zakonshëm për t’u përgatitur ose për të mbrojtur veten nga një infeksion i mundshëm Covid-19?

Në këtë artikull, do të analizohen tre objektet e domosdoshëm kundër Covid-19, të cilët nuk duhet të mungojnë në këtë periudhë pandemike.

Si të kontrolloni nivelet e oksigjenit

Siç dihet, një nga simptomat kryesore të infeksionit Coronavirus është shfaqja e problemeve të frymëmarrjes. Ju mund të ndjeheni të lodhur, të keni vështirësi në frymëmarrje ose të ndjeni dhimbje në mushkëri kur merrni frymë. Për të kuptuar nëse këto simptoma i atribuohen Covid-19 është e nevojshme të blini një mjet të domosdoshëm që mund të mos iu nevojitet në ditët në vijim, oksimetri. Ky mjet përdoret për të kontrolluar nivelin e oksigjenit në gjak. Në këtë mënyrë është e mundur të konstatohet funksionimi i saktë i mushkërive.

Funksionimi i tij është i thjeshtë. Thjesht ndizni pajisjen dhe vendoseni në gisht. Shkalla e oksigjenimit të gjakut do të tregohet në anën e djathtë të instrumentit, pulsimi në të majtë. Nëse oksigjenimi është mbi 95, ju duhet të jeni të qetë. Por nëse është më i ulët, është e nevojshme të merrni masa dhe të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj. Ju mund të blini një oksimetër në farmaci, me një kosto që varion nga 30 në 50 euro.

Si të luftohet virusi

I dyti nga tre objektet e domosdoshme kundër Covid-19, i cili absolutisht nuk duhet të mungojë në çdo shtëpi, në këtë periudhë pandemie, është termometri.

Një nga simptomat kryesore të virusit është temperatura e lartë. Një këshillë e rëndësishme është pastrimi i këtij instrumenti para se të kini ethe. Në fakt, edhe nëse vetëm një person në shtëpi është infektuar me virusin, ky veprim është i rëndësishëm, për të zvogëluar mundësinë e përhapjes.

Së fundmi, është e rëndësishme të përdorni ilaçet e duhura. Tachipirina nuk duhet të mungojë kurrë në kutinë e ilaçeve. Por jo vetëm, një mukolitik dhe augmentin janë gjithashtu të domosdoshëm.

E para do të përdoret në rastin e shfaqjes së temperaturës së lartë. E dyta dhe e treta, do të ndihmojnë për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Padyshim që është jashtëzakonisht e rëndësishme të kontaktoni mjekun tuaj para se të filloni ndonjë trajtim. Dhe pyeteni se në çfarë dozash duhet t’i merrni ilaçet e lartpërmendura.

Gjithashtu thelbësore është që të furnizoheni me vitamina. Në veçanti vitaminat C dhe D, të cilat janë thelbësore për luftimin e simptomave të lodhjes, që janë pasojë e virusit.

 

 

Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top