Vitamina D, e quajtur edhe vitamina e diellit, përthithet nga lëkura kur ekspozohemi ndaj dritës së diellit. Bëhet fjalë për një substancë shumë të rëndësishme për funksionimin normal të të gjithë organizmit, e nevojshme në veçanti për shëndetin e dhëmbëve dhe të kockave. Vepron në mënyrë të dukshme për funksionimin e duhur të sistemit imunitar dhe të sistemit nervor qendror.
Edhe nëse nuk e keni lexuar apo dëgjuar asnjëherë më parë, Vitamina D kryen një rol thelbësor në rënien në peshë, ndaj nëse po përpiqeni të dobësoheni, më parë duhet të kontrolloni vlerat e Vitaminës D dhe më pas të ndiqni një dietë të balancuar, të pasur me ushqime që përmbajnë këtë vitaminë.
1. Vitamina D mund të pakësojë dhe eliminojë indet dhjamore, duke kryer një veprim të fortë dobësues. Veç kësaj, rregullon nivelet e urisë, të cilat shumë shpesh janë të larta te subjektet, të cilëve u mungon kjo vitaminë. Stimulimi i vazhdueshëm i urisë është shkaktari kryesor i obezitetit. Ja sepse është e rëndësishme të zgjidhni gjithmonë ushqime që ju ngopin, të cilat duhet të jenë të pasura me Vitaminë D, që bëjnë të mundur të mos hani vazhdimisht.
2. Vitamina D shton testosteronin, hormoni që djeg yndyrnat, i cili përmirëson tonifikimin e muskujve dhe masën muskulore, sidomos nëse ndiqni një dietë të shëndetshme dhe kryeni aktivitet të vazhdueshëm fizik. Kush ka nivel të ulët të kësaj vitamine, është më shumë i prirë të ketë probleme me hidratimin e trupit dhe me problemet me celulitin, të cilat janë shqetësimet më të shpeshta, sidomos te femrat.
3. Ata që janë shumë mbipeshë, me siguri kanë mungesë kronike të Vitaminës D, për shkak se kjo substancë qëndron e ngecur në dhjamë dhe nuk përthithet ashtu siç duhet. Ndaj, kur analizat e gjakut tregojnë rënie të ndjeshme të Vitaminës D, filloni menjëherë një dietë të shëndetshme dhe hani ushqime që kanë sa më shumë Vitaminë D ose merrni suplement ushqimor.
4. Mungesa e Vitaminës D përveç se ju shëndosh, ju shtyn të hyni në depresion. Në fakt, kjo substancë rregullon humorin dhe mirëqenien e të gjithë trupit, si fizike ashtu dhe psikike. Rregullon nivelin e serotoninës, e cila nëse është e ulët, është shkaku kryesor i pagjumësisë, gjumit të shqetësuar dhe të keq.
Përgatiti: Manjola EREQI | Burimi: NewsWorld
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.