FB

October 18, 2024 | 7:18

4 gjërat që duhet të shmangni nëse dëshironi të jeni të lumtur

Lumturia është një nga gjërat më të rëndësishme. Fiksimi ynë me lumturinë lidhet me dëshirën tonë të brendshme për t’u ndjerë të dashur. Kur jemi të lumtur, ndihemi të sigurt, dhe në harmoni me vetveten. Njerëzit e lumtur janë më të shëndetshëm, më të mirë dhe kanë marrëdhënie më të mira. Në mënyrë që të jeni të lumtur, ka disa gjëra që ju duhet patjetër duhet t’i shamngni. Më poshtë janë 4 gjërat që njerëzit e lumtur nuk bëjnë kurrë.

lumturi

Mos u krahasoni me të tjerët

Njerëzit e lumtur besojnë në faktin se ne jemi të ndryshëm për një arsye dhe secili ka diçka unike për të kontribuar në botë. Njerëzit të cilët duket se janë të lumtur natyrisht nuk bëjnë krahasime. Ata kanë bërë paqe me faktin se ata nuk mund të jenë ose të bëjnë të gjitha gjërat dhe se përpjekja për të qenë si dikush tjetër është e padobishme.

Mos u mbështetni te njerëzit e tjerë dhe ngjarjet e jashtme për lumturi

Mungesa e lumturisë qëndron në atë hendek midis asaj që ne kemi tani dhe asaj që ne mendojmë se kemi nevojë. Por e vërteta është, ne nuk kemi nevojë të fitojmë ndonjë gjë tjetër për t’u kënaqur me atë që kemi. Nuk kemi nevojë për lejen e askujt tjetër për të qenë i lumtur. Jeta jote është e mrekullueshme, jo sepse dikush thotë se është, ose për shkak se keni fituar diçka të re, por sepse ju vendosni ta shihni atë si të tillë.

Mos flisni negativisht për veten

Njerëzit e lumtur e shohin vetveten në një dritë pozitive dhe angazhohen të flasin pozitivisht. Njerëzit e lumtur nuk e shqetësojnë veten, nuk flasin vazhdimisht për gjërat që nuk u pëlqejnë; ata investojnë kohë në ndryshimin e gjërave që munden për veten e tyre.

Falin

Ndryshe nga shumë njerëz që shpesh mbajnë zemërim dhe hidhërim, njerëzit e lumtur shpesh falin dhe nuk lejojnë veten të tërhiqen në ndonjë negativitet të panevojshëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top