Marrëdhënie

October 19, 2017 | 10:39

Strategjitë për jetesë të lumtur: thjeshtësia dhe pozitiviteti

Mirëqenia mendore vjen nga moderimi dhe thjeshtësia, por edhe nga një pikëpamje pozitive për jetën.

1

Lagom dhe Nexting janë dy receta të ndryshme për lumturinë dhe gjendjen e mirëqenies . E para vjen nga Suedia dhe propozon një mënyrë jetese në të cilën nuk mungon asgjë, por e ekuilibruar. E dyta është një metodë që të mëson të përballesh me jetën dhe situatat me një frymë pozitive ose të qeshura. Kush ka të drejtë? Le të shohim më shumë.

“Lagom” është një fjalë suedeze që fjalë për fjalë do të thotë moderim . Si filozofi dhe si një mënyrë jetese është për të treguar të mesme të lumtur, ajo nuk heq dorë nga asgjë që mund të shërbejë për mirëqenien, por pa kënaqinë e luksit të shfrenuar dhe të konsumizmit. Ky stil jetese ka të bëjë shumë me: punën, menaxhimin e shtëpisë, zakonet e të ngrënit. Kjo do të thotë, për shembull, një darkë e pasur me shije dhe produkte cilësore, pa u frustruar; ose një pamje moderne, por jo ekstravagante dhe që nuk lë bosh portofolin; ose shoqëri e mirë, që përfshin vetëm miqtë më të ngushtë. Kush jeton Lagom vlerësohet për kursimin e energjisëpër qëndrueshmërinë dhe për mbizotërimin e interesave individuale mbi ato kolektive. Ka, natyrisht, kundërshtarët e kësaj filozofie, që akuzojnë për përdorimin e formave luterane të vetëqeverisjes dhe të inkurajim të konformizmit. Të gjithë bien dakord se kjo mënyrë jetese, ndihmon të kuptosh vlerën e një pushimi, vlerën e një jetese jo të çmendur, mosbraktisjen e ekseseve dhe respektimin e hapësirave të njerëzve të tjerë. 

Nexitng, nga ana tjetër, është një metodë e zhvilluar nga psikiatri francez Michel Lejoyeux: në ekstrem mund të thuhet se nëse pret më të mirën nga realiteti, është më e lehtë që gjërat të shkojnë ashtu. Me pak fjalë, lumturia nuk arrihet duke e transformuar botën përreth nesh, por duke ndryshuar qëndrimet tona ndaj realitetit. Eksperti gjithashtu tregon një seri ushtrimesh për të ndërtuar këtë marrëdhënie optimiste dhe të lehtë ndaj mjedisit: mekanizmi që rregullon lumturinë është në fakt truri ynë dhe, për të aktivizuar atë, ka disa këshilla të dobishme. 

Para së gjithash, duhet të shmangim lajmet e këqija, duhen shmangur ankesat, dëgjimi i akuzave nga njerëz të tjerë. Ju duhet të luftoni rutinën sa më shumë që të jetë e mundur, duke alternuar aktivitetet dhe angazhimet. Aftësia për të lënë pas momente të këqija dhe kujtime të trishtuara, dhe një qëndrim vendimtar për të kërkuar falje shumë shpesh. Konsumimi i gjërave që kanë efekte pozitive në humor, të bërit dashuri shpesh dhe me dëshirë. Të tregosh mirënjohje. Për partnerin ose për këdo që ndan jetën me ne, duhet të shkruajmë një letër në të cilën tregojmë tri gjërat për të cialat e falënderojmë dhe ta dorëzojmë në një moment të veçantë. 

A është e gjithë kjo lumturia?Asgjë nuk është e pamundur. Duhet ta provojmë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top