Këshilla & Arsye

March 2, 2019 | 8:05

4 këshilla si të shijoni pranverën

Të shijoni pranverën duke evituar shqetësimet e bezdisshme që vijnë bashkë me stinën e re është e mundur. Ndiqni këto rregulla të thjeshta, për t’u zgjuar nga dimri me mirëqenie dhe pozitivitet!

Flini atëherë kur trupi ka nevojë | Mundohuni, për sa të mundur ta keni me oraret tuaja, të “dëgjoni” kërkesat dhe nevojat e organizmit. Nëse e keni të nevojshme flini pak më shumë. Ose, duke marrë parasysh që orët e dritës po shtohen dhe bashkë me to edhe aktivitetet, jepini vetes disa kohë më shumë për të pushuar. Por mos e mbushni këtë kohë pushimi duke ndenjur me celular në dorë, pasi çdo përpjekje e juaja për t’u çlodhur do të jetë e kotë.

Pini të paktën dy litra ujë në ditë | Hidratimi është thelbësor për ekuilibrin e organizmit. Duhet të pini të paktën dy litra ujë në ditë. Me rritjen e temperaturave, duhet të konsumoni edhe më shumë, pasi toksinat eliminohen më mirë.

Vakte të lehta dhe me vitamina | Që në fillim të pranverës, hiqni dorë nga ushqimet me shumë kalori. Në këtë periudhë bashkë me sindromën e letargjisë ushqimet kalorike janë një aleat i rrezikshëm. Ja sepse duhet të zgjidhni ushqime të lehta, të konsumoni vakte të shpeshta me përmbajtje të lartë vitaminash dhe proteinash. Më mirë zgjidhni perime, si: lakrat dhe fasulet, ndërsa për proteinat – por kjo këshillë vlen për gjithë vitin – më mirë zgjidhni ato të peshkut në vend të proteinave të mishit.

Aktivitet fizik në ajër të pastër | Me ardhjen e stinës së bukur, filloni të bëni aktivitet fizik. Të preferueshme janë ato në ajër të pastër. Filloni gradualisht, gjysmë ore në ditë, me aktivitet të reduktuar e më pas bëni aktivitete më të vështira, duke filluar nga vrapi e deri te një shëtitje me hap të shpejtë.

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 129

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top