Në fokus

April 25, 2020 | 8:06

4 mënyra që të keni besim te vetja

SHKËPUTUNI NGA PËRPËLITJA E MENDIMEVE TUAJA DHE PRANONI DËSHTIMET, ku ke pasur kundërshti, si diçka e pashmangshme dhe e dobishme për rritjen tuaj, sikur të ishin hapa të detyrueshëm për të kuptuar diçka të rëndësishme, në mënyrë që të jeni në gjendje të arrini atë që dëshironit. Mos e identifikoni veten me mendimin, por me ndjenjën. Duke bërë këtë, do ta braktisni besimin iluzor që keni pasur për veten dhe qenien tuaj në lidhje me të tjerët, dhe përkundrazi, do të përshkoheni nga besimi se diçka më e madhe na ushqen dhe na mban bashkë. Ju jeni Zot, Zoti jeton tek ju. Kur ta pranoni këtë, do të zbuloni se besimi tek vetja do të marrë një aspekt tjetër dhe për pasojë do të ketë një vlerë tjetër.

BRAKTISU ÇDO DITË NGA ENERGJIA E GJITHËPRANISHME. Merrni të paktën dhjetë minuta kohë në ditë për t’i dhënë vetes luksin e të bërit asgjë dhe të dëgjoni Jetën. Vëzhgoni botën që lëviz, që jeton, që përparon, që flet. Gjithçka vazhdon edhe nëse keni vendosur të ndaleni. Nuk je ti që të mbash gjithçka nën kontroll. Nëse merr pjesë në këtë valle, mos harro se je i ftuar dhe jo drejtuesi. Mund të marrësh pjesë në aktin e krijimit, por nuk ke fuqinë. Zoti është marangozi dhe ju jeni instrumenti i tij. Pa Ty ai nuk mund të bëjë asgjë, pa Të nuk mund të bësh asgjë. Së bashku mund të bëni gjëra të mëdha.

MOS E HUMBNI BESIMIN TEK VETJA DHE TE ZOTI kur gjërat nuk po shkojnë ashtu siç dëshironi. Nëse nuk mund t’i shihni anën pozitive një situate, kapërceje! Gjithmonë ka një mësim për t’u mësuar, dhe sa më shumë bëhen të vështira për t’u tretur faktet e jetës, aq më e rëndësishme është ajo që duhet të mësojmë. Pra, mos u përpiqni t’u besoni gjërave materiale, gjithmonë besoni në atë që jeni dhe tek ai që ju ka krijuar. Nëse mund ta bëni këtë në periudha të vështira, do të stërvitni mirënjohjen. Dhe të qenit mirënjohës tërheq bollëk.

NDONJËHERË, SADO TË PËRPIQEMI, NUK MUND TË ZGJIDHIM ÇËSHTJE TË CAKTUARA. Është koha që të mbështetemi me besim të plotë në energjinë që ju krijoi dhe jeton me ju. Jepuni problemeve tuaja si një fëmijë që i jep prindërit lodrën e thyer. Mos e nxitoni, dhe prisni që ajo të funksionojë përsëri, të merrni zgjidhjen. Një zemër e qetë dhe e besueshme e qetëson mendjen. Kjo gjendje është më e mira për të siguruar që zgjidhja mund të dalë në sipërfaqe.

Paqja është alternativa më e mirë e dyshimit dhe ankthit, mund ta zgjidhni atë në çdo kohë. Të besosh, do të thotë të njohësh veten dhe natyrën tënde hyjnore. Besimi yt nuk do të heshtet nga fjalët e kota të botës së jashtme. Të vepruarit me vetëbesim çon në një mënyrë jetese të pavarur, në të cilën nuk do të ndjeni më nevojë të bindi kërkënd, por mbi të gjitha, nuk do të interesoheni më për mendimin e të tjerëve apo për pëlqimin e tyre. Dhe, ajo që ka rëndësi është, të jesh i lumtur dhe të kesh vetëbesim, mund të të çojë vetëm në lumturi.

 

 

Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 147

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top