Këshilla & Arsye

September 8, 2018 | 11:54

4 problemet shëndetësore që ju shkaktojnë dobësi

Ndjesia e lodhjes dhe plogështia mund të duken si simptoma më e fundit e jetës moderne. Ato lidhen shpesh me përdorimin e pajisjeve teknologjike, rënia në gjumë afër laptopit apo zgjimi me telefon.

Këto janë disa nga arsyet, por jo të vetmet. Ndjesia e lodhjes kronike apo plogështisë mund të jenë shenjë e diçkaje edhe më të rrezikshme se thjesht qëndrimi për shumë kohë para pajisjeve elektronike. Mund të tregojë prezencën e një ose disa gjendjeve shëndetësore, disa edhe të rrezikshme.

Ja si të bëni dallimin mes “lodhjes moderne” nga lodhja që kërkon ndihmë mjekësore.

Anemia

Anemia zhvillohet kur nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjenin në çdo pjesë të trupit. Më pak oksigjen do të thotë më pak energji dhe më shumë lodhje. Forma më e zakonshme e anemisë është ajo e shkaktuar si pasojë e mungesës së hekurit. Një analizë e thjeshtë gjaku mund të tregojë nëse vuani nga anemia.

Sindroma e lodhjes kronike

Një nga simptomat kryesore të sindromës së lodhjes kronike është padyshim lodhja, megjithatë me disa karakteristika specifike. Është lodhje që zgjat të paktën 7 muaj, që përkeqësohet me problemet fizike ose mendore dhe që nuk përmirësohet sado që të pushoni. Kjo sindromë është më e zakonshme te gratë në të 40-at dhe 50-at. Nuk dihet se çfarë e shkakton këtë sindromë, prandaj diagnostikohet shpesh duke përjashtuar gjendjet e tjera.

Problemet me tiroiden

Si një tiroide shumë aktive, ashtu edhe një pasive mund të shkaktojnë lodhje. Por, shkaktari më i zakonshëm është një gjëndër pasive, kur nuk prodhohen mjaftueshëm hormone. Hipotiroidizmi shkakton gjithashtu shtim në peshë dhe dhimbje të muskujve.

Depresioni

Stresi i jetës së përditshme mund t’ju shkaktojë lodhje. Por, depresioni dhe ankthi e përkeqësojnë edhe më shumë atë. Lodhja për shkak të depresionit është më shumë se thjesht mungesa e energjive gjatë ditës; është gjithashtu apati, probleme me fokusimin dhe mbajtjen mend, ndjesia e të qenët i pamotivuar etj.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top