Studim

February 12, 2018 | 14:23

Studim / Anashkalimi i problemeve të shëndetit mendor te adoleshentët

Sot adoleshentët janë më të shqetësuar se në të kaluarën, por prindërit e tyre i dërgojnë në kolegj pa ditur shumë rreth çështjeve të shëndetit mendor me të cilat ata mund të hasin. Në kudër të saj është marrë dhe një studim.

Anketa “Përgatitja për Kolegjin: Mungesa e Shëndetit Mendor” përfshiu më shumë se 500 profesionistë të kujdesit shëndetësor, së bashku me 700 prindër dhe kujdestarë të studentëve të shkollave të mesme që planifikojnë të ndjekin kolegjin, si dhe të studentëve që janë aktualisht në vitin  e parë.

Shumica e të anketuarve ishin profesionistë të kujdesit të shëndetit mendor dhe u shprehën se problemet e shëndetit mendor te adoleshentët ishin më të larta gjatë 5 viteve të fundit.

86% thanë se adoleshentët kanë më shumë ankth dhe stres.

81% panë më shumë çrregullime ankthi.

70% raportuan se shihnin më shumë çrregullime humori të tilla si depresioni dhe çrregullimi bipolar.

Ata që janë përgjigjur në anketë përfshijnë 202 pediatër dhe 201 psikologë / psikiatër.

Prindërit që gjithashtu morën studimin konfirmojnë se fëmijët e tyre kanë probleme. Pothuajse gjysma (45%) thanë se fëmija i tyre ishte diagnostikuar ose trajtuar për një çështje të shëndetit mendor, çrregullimit të të mësuarit, ose problemit të abuzimit me substancat. Dhe 51% thonë se fëmija i tyre ka qenë te një terapist.

Disa studime tregojnë se ka më shumë probleme të shëndetit mendor mes adoleshentëve. Ekspertët e intervistuar thanë se nuk është e qartë nëse këto shifra pasqyrojnë një rritje të problemeve të shëndetit mendor apo janë thjesht diskutime.

Është e rëndësishme për prindërit dhe mjekët që të fokusohen tek fëmijët. Rreth 75% e problemeve të shëndetit mendor fillojnë nga mosha.

Ajo që prindërit duhet të bëjnë me fëmijët e tyre është që të kenë një komunikim të vazhdueshëm. Duhet t’i mësojnë aftësinë e të qenit i pavarur. Jepuni fëmijëve tuaj më tepër përgjegjësi për kujdesin e tyre shëndetësor. Pasi sapo ata të kenë mbushur 18 vjeç do të jenë vetë përgjegjës për kujdesin e tyre shëndetësor.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi /www.webmd.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top