Marrëdhënie

November 4, 2017 | 8:00

4 rregulla që nuk duhet t’i thyeni kurrë në një lidhje

Jeta do të ishte më pak problematike nëse do të kishim një kopje me përgjigjet, që do të na tregonin çfarë duhet të bënim në situata të vështira.

Por ka 4 rregulla të vërtetuara që nuk duhen shkelur në një marrëdhënie, për të patur një marrëdhënie në harmoni dhe afatgjatë.

4.Nuk mund ta bësh dikë të të dashurojë

Njerëzit nuk janë të detyruar të kthejnë dashurinë. Ju vështirë se do të jeni në gjendje të doni dikë që është “kokë e këmbë” në dashuri me ju, nëse nuk e pëlqeni, apo jo?

Ne duhet t’i trajtojmë ndjenjat dhe zgjedhjet e të tjerëve me respekt. Ju mund të përmirësoni veten dhe të bëheni më të mirë. Pastaj personi, dashuria e të cilit po përpiqeni të fitoni, do të vendosë vetë nëse jeni të denjë për ndjenjat e tyre.

3.Nëse të duan, do ta ndjeni këtë

Gjithkush ka të paktën një ide të përafërt se si është një qëndrim i mirë ndaj tyre. Ju patjetër do ta vini re nëse dikush ju veçon nga të tjerët, kalon shumë kohë me ju, ju respekton dhe kujdeset për ndjenjat tuaja, pavarësisht se si ndodh.

Por nëse partneri juaj gjithmonë duket se nuk ka kohë për ju, është një arsye për të marrë një vështrim të matur lidhur me situatën dhe të mos justifikoni sjelljen e tyre.

2.Duhet të doni veten, në mënyrë që të doni dikë tjetër

Të duash veten nuk është egoizëm apo vendosja e kurorës në kokën tënde: Është respekti për dëshirat dhe ndjenjat tuaja. Kjo do të thotë që kurrë nuk do të tradhtoni veten për hir të kënaqësive të dyshimta ose për t’i shërbyer dikujt indiferent ndaj jush. Të duash vetën ju lejon të ruani fytyrën dhe të veproni me dinjitet në çdo situatë.

Nëse e dini se si ta doni veten, do t’i trajtoni edhe njerëzit e tjerë me dashuri dhe respekt dhe nuk do ta bëni partnerin tuaj të bëjë diçka kundër vullnetit të tij.

1.Mos tento të kthesh dikë që nuk të dashuron më

Ky është një gabim i zakonshëm. Sado mizore që kjo mund të tingëllojë, askush nuk është i detyruar të të dojë përgjithmonë, pavarësisht nëse i keni dhënë 3 fëmijë apo keni ndërtuar një pallat të mbushur me diamante.

Dhe nëse ndodh që ndjenjat të shuhen, mendoni se çfarë është më mirë: T’i jepni fund historisë së vjetër dhe të filloni një të re apo të impononi veten tek dikush, duke iu ngarkuar atyre si një thes patate? Ne shpresojmë që ju nuk dëshironi të jeni patate.

Burimi: BrightSide

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top