FB

July 22, 2022 | 8:10

4 shenja që tregojnë se vuani nga ankthi i ndarjes nga partneri juaj

Vështirësia që ndjeni në të qenit larg atij që ju pëlqen, është duke dëmtuar shëndetin tuaj mendor. Ky mund të jetë ankthi i ndarjes nga partneri juaj. Si ta kuptoni nëse jeni duke u përballur me të dhe cilat janë, në veçanti, shenjat që tregojnë se vuani nga ankthi i ndarjes nga partneri?

Frika nga braktisja

Le të nisemi nga një supozim themelor, ankthi i ndarjes nga partneri nuk shfaqet pas një ndërprerjeje në një marrëdhënie në çift, por – siç është tipike për ankthin – ai shfaqet së pari, fillimisht në një nivel mendor. Shpesh ata që e përjetojnë këtë ndjenjë ankthi nuk do të kishin asnjë arsye për ta përjetuar atë.

Doni të keni kontroll mbi partnerin tuaj

Çdo ditë ne jemi të angazhuar në një mijë aktivitete të përditshme. 24 orët shpesh duket se nuk janë të mjaftueshme. Angazhimet universitare, puna, palestra, fëmijët, janë të shumta mendimet dhe detyrat që zënë vend nderi në ditët tona. Epo, tani imagjinoni të fusni midis këtyre mendimeve një seri të tërë informacionesh në lidhje me atë që bën partneri, ku është, me çfarë është i angazhuar, me kë ka lidhje dhe kur do të kthehet tek ne. Këto nuk janë mendime kalimtare.

Vështirësi për përqendrim

Ky sinjal kuptohet lehtësisht nga ai i mëparshmi. Në fakt, nëse kur jemi larg partnerit, mendimet tona përqendrohen të gjitha tek ai, ku është dhe çfarë po bën, është e lehtë të imagjinohet se mund të ndikohet përqendrimi ndaj punës ose studimeve tona.

Simptomat fizike

Shumë prej nesh janë të njohur me simptomat që lidhen me ankthin, por ndoshta nuk i njohim edhe ato që lidhen me ankthin e ndarjes. Le ta zbulojmë së bashku! Nga pikëpamja fizike, ja cilat janë shenjat që tregojnë se vuani nga ankthi i ndarjes nga partneri:

  1. dhimbje barku
  2. dhimbje koke
  3. pagjumësia
  4. dhimbje gjymtyrësh
  5. shpejtimi i rrahjeve të zemrës

 

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.thewom.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Drejtor Marketingu - Geart Shehu: 0682097486
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
Boana Shenjtolli: 0694767053
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top