Këshilla & Arsye

February 3, 2018 | 9:30

4 shenja që tregojnë se vuani nga gurët në veshka

Ndonëse disa nga këto shenja mund t’ju ngatërrojnë me sëmundje të tjera, nëse shfaqen dy ose më shumë prej tyre atëherë lini një takim me doktorin tuaj. Veshkat luajnë një rol të rëndësishëm për pastrimin e trupit.

Ndonëse ne nuk e shohin, ato punojnë ditë e natë me filtrimin dhe heqjen e mbetjeve që kalojnë në gjak. Për shkak të saj, kur ato kanë vështirësi në funksionin e tyre optimal, kripërat minerale dhe përbërësit e tjerë kimikë formojnë kristale të njohura gjerësisht si gurë në veshka.

 

Është një gjendje që mund të shkaktojë pengesa në traktin urinar, duke ndërhyrë në urinim dhe duke rezultuar në dhimbje të forta që mund të ndikojnë në cilësinë e jetës. Më poshtë ju listojmë  shenjat që mund t’ju ndihmojnë në identifikimin e gurëve në veshka.

 

1. Urinim i shpeshtë dhe me dhimbje

Ndryshimet në aparatin urinar duhet të jetë gjithmonë një sinjal alarmi. Ndjenja e vazhdueshme urinimit, e shoqëruar me dhimbje në fund të barkut, mund të tregojë se keni gurë në veshka. Në përgjithësi, sasia e urinës zvogëlohet, por vazhdimisht ndjeni tkurrje jo normale të zorrëve (spazma) në fshikëz. Dhimbja bëhet më e papërballueshme kur gurët e veshkave lëvizin nga fshikëza në ureter.

 

2. Dhimbje shpine

Dhimbjet e shpinës mund të ngatërrohen si një sinjal i problemeve muskulore, por duhet ta konsideroni pasi mund të tregojë dhe praninë e gurëve në veshka. Dhimbje akute, sidomos vetëm në njërën anë të shpinës, janë të shpeshta tek ata që kanë bllokime për shkak të këtyre kristaleve. Ndonjëherë, prodhon valë dhimbjesh.

 

3. Të përziera dhe të vjella

Ne e dimë që e përziera dhe të vjellat kanë tendencë të shfaqen kur vuajmë nga problemet që lidhen me tretjen. Gjithsesi, nëse janë të shpeshta dhe shoqërohen me simptomat e lartpërmendura, atëherë duhet të vizitoheni te një mjek. Këto shenja shfaqen kur përmasat e gurëve në veshka janë rritur, duke shkaktuar kështu bllokim të traktit urinar. Ato shfaqen për shkak të vështirësisë së veshkave për të eliminuar mbeturinat e trupit.

 

4. Gjakderdhje gjatë urinimit / Gjak në urinë:

Kini kujdes! Kjo shenjë duhet të vlerësohet nga një mjek sapo ta vini re. Gjakderdhja në urinim sinjalizon probleme me funksionimin e veshkave ose infeksione të rënda.

Burimi/www.vizionplus.tv

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top