Marrëdhënie

February 3, 2018 | 9:00

TRADHTIA… si të gjeni forcë të falni partnerin

Marrëdhënia e dashurisë në çift është një nga lidhjet që i japim më tepër rëndësi, por gjithashtu vëmë në rrezik edhe besimin tonë. Kjo marrëdhënie nënkupton në mënyrë të qartë dëshirën për një lidhje afatgjatë dhe plot siguri, nevojën për të tejkaluar pritshmëritë për të siguruar vazhdimësinë e lidhjes. Prandaj një tradhti na vë përballë një dileme shumë të madhe, në duhet ta falim apo jo partnerin. Lexoni hapat e mëposhtëm për të kuptuar më mirë se si mund të falni një tradhti…

 

Pyetjet që duhet t’i bëni vetes

Para së gjithash, pyesni veten me sinqeritet: a dëshironi që ta falni partnerin që ju ka tradhtuar? Bëhet fjalë për një rast të vetëm, apo partneri juaj ju ka tradhtuar edhe herë të tjera dhe sapo ju largoheni, ai shkon në krahët e një tjetre? Është e rëndësishme të jeni e bindur që ia vlen ta falni një tradhti, nëse nuk keni ndërmend ta tërhiqni veten drejt një lidhjeje pa fund të lodhshme, apo aq më keq akoma, së cilës i ka ardhur fundi. Nëse përgjigjja juaj është po, atëherë jeni gati të lexoni këshillat e mëposhtme se si duhet të veproni për të falur partnerin.

 

Çfarë nuk duhet të bëni

Mos gërmoni pafundësisht për të gjetur arsyet e tradhtisë dhe, mbi të gjitha, mos e pyesni asnjëherë veten se ku keni gabuar: do të vuani edhe më shumë. Në asnjë mënyrë mos bëni pyetje dhe mos kërkoni të dini për femrën me të cilën ju ka tradhtuar partneri, sepse imazhi i saj do t’ju “mbyste” edhe ju, edhe partnerin.

 

Çfarë duhet të bëni

Nëse keni vendosur ta falni, është e kotë t’ia përmendni vazhdimisht partnerit tradhtinë, pasi do t’i shtonte edhe më shumë ndjenjën e fajit. Është e padobishme të vuani vetëm e vetëm për të shijuar ndjesinë e hakmarrjes. Para se ta falni partnerin, është e nevojshme të jeni shumë e bindur për ta falur atë. Duhet të keni një arsye të vlefshme dhe të mos e përmendni më kurrë të kaluarën, nëse doni t’i jepni vlerë të ardhmes së marrëdhënies suaj. Jepini mundësinë partnerit dhe vetes të rifilloni lidhjen nga e para dhe të ridashuroheni.

 

Si të falni tradhtinë pa ndikuar negativisht në marrëdhënie
Pak nga pak do të kuptoni se ankthi dhe inati nuk janë më pjesë e ndjenjave tuaja dhe se marrëdhënia intime është si më parë. Nëse arrini të jeni e lumtur pranë partnerit pa menduar për asgjë tjetër negative, do të thotë se e keni falur dhe lidhja juaj është në rrugën e duhur.

Përgatiti: Manjola Ereqi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top