Këshilla & Arsye

October 10, 2017 | 9:34

4 shenja se drejtuesi është prepotent

Klima politike aktuale është e tillë sa që çdo ditë ne bëhemi më shumë konfuzë se çfarë do të thotë lidership, si ta kuptojmë një lidership të vërtetë kur e shohim atë dhe si ta projektojmë kur e kemi atë.

1

Për shumë, të qenët një lider nënkupton të merrni një rol që ju jep të drejtë autoriteti të jeni i papërgjegjshëm dhe prepotent. Dhe në fakt, politikanët e të dy krahëve politikë e fshehin faktin se nuk dinë se si të drejtojnë në mënyrë efikase. Lidership do të thotë të mbrosh atë që është e imja duke hequr atë që është e jotja.

Kur them çfarë është e jotja, e kam fjalën për atë çka na bën ne të gjithë unikë: identiteti ynë. Zhveshja e të tjerëve nga identiteti i tyre dhe refuzimi për të gjetur të pikëpamje të njëjtë në dallimet tona përcakton identitetin e liderëve dhe si rrjedhojë, lidershipin e tyre.

Drejtuesit e sotëm mendojnë se për të mbijetuar duhen t’ua bëjnë jetën të vështirë atyre që i kundërshtojnë dhe ata që çojnë drejt ndryshimit. Ata i gjykojnë të tjerët dhe hedhin poshtë idetë e tyre sepse gjërat si kompromisi e bashkëpunimi shihen si shenja dobësie.

Njëherë e një kohë, ishte një nder – një privilegj i fituar – të ishe një lider. Sot shumë liderë përdorin rolin e tyre, për të mos i drejtuar të tjerët, por “për të zhveshur” të tjerët nga identiteti i tyre. Mendojnë se kjo gjë i bën të duken të fortë. Por forca e vërtetë në mjedisin e një kompanie kërkon të autenticitet dhe përfshije.

Përgjatë karrierës suaj duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj këtyre katër shenjave të drejtuesve prepotentë, të cilën synojë t’ju “zhveshin” nga identiteti juaj dhe të mos ju lejojnë që ju të rriteni…

1.Krijojnë përçarje negative në mënyrë që të favorizohet “axhenda e tyre e fshehtë”

Drejtuesit prepotentë mbjellin frikë dhe kanë ‘njerëzit e tyre të besuar’ në ambientin e punës në mënyrë që të sigurohen se kanë kontroll të plotë.
Ata e duan kaosin. Ata e bëjnë të pamundur që punonjësit e tyre të kenë ndikim, – këta lloj drejtuesish nuk shqetësohen për punën e këtyre personave apo për personat në fjalë – por vetëm që drejtuesi të duket mirë në sytë e të tjerëve. Askush nuk përpiqet të bëjë më shumë se sa u është thënë dhe të shohin mundësitë që u shfaqen përpara.

2. Krijojnë një mjedis jo komfort 

Drejtuesit prepotentë janë mjeshtër të krijimit të një mjedisi jokomfort tek punonjësit e çdo sektori, divizioni dhe i bëjnë të ndihen të paqartë në vendimet e ardhshme, promovimet apo strategjitë.
Lidership nuk do të thotë të kesh të gjitha përgjigjet por të dish të drejtosh dhe rritja e efikasitetit të punonjësve.

Të jesh lider do të thotë të mbështesësh punonjësit e tu me burime dhe instrumentet e nevojshme për të rritur aftësitë individuale, me qëllim arritjen e objektivave të kompanisë. Qëllimi i drejtuesve prepotentë është krijimi i një ambienti jo komfort, që të limitojnë aftësinë e punonjësve të punojnë me rendiment të lartë.

3.Shoqërohen me “gjakpirës” dhe njerëz që rrinë kot

Në përgjithësi drejtuesit prepotentë janë njerëz xhelozë, të cilëve u mungon besimi në vete dhe për këtë përpiqen të rrëzojnë njerëzit e tjerë, në mënyrë që të ngrenë veten lart.
Janë “gjakpirës”, pasi përdorin idetë e të tjerëve dhe pretendojnë se janë idetë e tyre për të ecur përpara në karrierë. Atyre u mungon origjinaliteti dhe kështu vënë në jetë përpjekjet e të tjerëve.
Ambientet e punës sot kërkojnë mjedise që të shfrytëzojnë pikat e forta dhe aftësitë unike. Drejtuesit prepotentë përfitojnë nga idetë e njerëzve të aftë për të përmirësuar veten.

4.Përdorin autoritetin për t’i izoluar dhe për t’i polarizuar njerëzit

Drejtuesit prepotentë janë mjaft inteligjentë sa të njohin kufijtë e tyre. Ata bëjnë gjithçka në mënyrë që pasiguritë e tyre të mos dalin në pah. Për t’i ndihmuar që të përcaktojnë këta kufij, ata i krijojnë. Drejtuesit prepotentë pëlqejnë mjediset punës të përçara dhe të polarizuara. Vetëm në këtë mënyrë ata mund të vënë në jetë planet e axhendës së tyre. A ndajnë ata ide dhe ideale? A u lejojnë ata punonjësve të jetojnë me shpirtin sipërmarrës? Këto kërcënojnë pozicionin e tyre dhe nxjerrin në pah paaftësinë e tyre për të krijuar marrëdhënie që gjenerojnë forcë, rritje dhe jo thjesht ndryshim, por evolucion.

***
Këto katër shenja mund të mos jenë shenja të apokalipsit, por po bëhen gjithnjë e më të përhapura në punë, dhe nëse lihen pa kontroll, mund të çojnë drejt shkatërrimit. Drejtuesit prepotentë krijojnë ambiente të pasigurta ku mungon transparenca. Kini parasysh: hap i parë për të zgjidhur një problem është të kuptoni së pari se keni një të tillë.

*Glenn Lloppis
Burimi: Forbes/Monitor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top