Marrëdhënie

May 9, 2020 | 8:10

4 shenjat që tregojnë se ai është një mashkull i besueshëm

Të gjitha vajzat e kanë në mendjen e tyre idenë e mashkullit ideal, të cilin shpresojnë ta gjejnë një ditë dhe ta kalojnë të gjithë jetën me të Disa vajza preferojnë meshkuj të gjatë, disa më të shkurtë. Disa preferojnë dikë me të cilin argëtohen, ndërsa tjerat dëshirojnë dikë me të cilin mund ta ndajnë anën më të errët të tyre.

Por, pavarësisht çfarë trajta personaliteti apo atribute fizike preferoni, një gjë që është thelbësore për çdo vajzë, është besueshmëria e mashkullit. Prandaj, nëse dëshironi të siguroheni se mashkulli juaj është i besueshëm, shikoni nëse i ka këto shenja.

Intimiteti nuk është vetëm 20 minuta nën çarçafë

Mashkulli i cili nuk ka shumë ide se për çfarë të flasë, ose nuk planifikon takime romantike me ju, por është i lumtur çdo herë që jeni nën çarçafë, nuk është mashkulli i duhur. Pas seksit ai do të rikthehet ai që ishte, pa interes dhe i mbyllur në vete. Mashkulli i përsosur e përcjell intimitetin duke e kaluar gjithë natën me biseda dhe përqafime.

Shkoni në shtëpinë e tij

Askush nuk dëshiron pengesa në jetën e tyre dhe nuk dëshiron që t’i jap dikujt qasje të përhershme në shtëpinë e vet. Prandaj, nëse partneri juaj të ka besuar aq sa për të dhënë çelësin e shtëpisë, atëherë padyshim që është shenjë e besueshmërisë që ka ndaj teje.

Të telefonon dhe dërgon mesazhe në çdo kohë

Ndoshta ka qenë i zënë gjithë ditën në punë dhe nuk mundi t’ju telefonoj apo diçka e tillë, por pikërisht atëherë ai e bën këtë. Në periudhën ku është i “mbytur” në punë dhe tensionet janë të larta, ai nuk harron t’ju telefonojë dhe t’ju tregojë se është duke menduar për ju.

I ka treguar të gjithë shoqërisë për ty

Nuk krijon panik kur shokët e tij të kolegjit e shohin me ty dhe të prezanton me çdo njeri që njeh. Shoqëria e tij di gjithçka për ty, duke filluar nga mënyra se si jeni takuar e deri te mënyra se si ka rënë në dashuri me ty.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top