Mirëqenie

May 9, 2020 | 8:12

Mahindra XUV 500, një fuoristradë me cilësi dhe çmim të shkëlqyer

Të blesh një makinë të re sot duket një zgjedhje e vështirë e plot dilema. Sepse larmia e markave dhe modeleve të tyre është aq e madhe sa duket se kjo e përligj “hutimin” e blerësit në treg. Por në realitet nuk ka pse të jetë kështu.

Nga Shpëtim LUKU

Sot, kur kërkohet të veprohet me mendim të ekonomizuar e me racionalitet, orientimi në tregun e makinave të reja duhet të bëhet mbi raportin cilësi makinë-çmim i saj. Sa më i mirë të jetë ky raport, aq më e goditur është blerja. Gjykuar sipas këtij raporti, ne na ka surprizuar tejmase MAHINDRA XUV 500. Ky është një SUV i vërtetë, prodhuar nga MAHINDRA MOTORS, pjesë e shumëkombëshes së mirënjohur indiane, Mahindra Group. Ky grup i fuqishëm, përveç tregut të madh indian, prodhon automjete të mënyrë të dedikuar edhe për tregun europian dhe atë amerikan.

Mahindra Group është themeluar në vitin 1945 dhe ka veprimtari në mbi 100 vende anekënd globit. Aktivitetet e Mahindra Group përfshijnë sektorin automotiv, shërbime të IT, agrobiznes, hoteleri e deri në kompani ajrore. I gjithë grupi ka realizuar për vitin 2018 një turnover prej 20.7 miliardë dollarë dhe ka mbi 240 mijë punonjës. Për vende të vogla si Shqipëria, marka Mahindra mund të jetë akoma e panjohur mirë, por prodhuesi i saj është “i vjetër” në tregun automotiv, me mbi 74 vite eksperiencë. Në përbërje të Mahindra Grup është edhe Ssang Yong Motors, kompania prodhuese e motorëve Piagio dhe Java.

Gama e prodhimeve të saj në fushën automotive është aq e madhe sa përfshin automjetet, kamionët, autobuzët, traktorët, motorët etj. Sa i takon automjeteve, e gjithë përvoja e saj është shpenzuar për të përmbushur nevojat e një tregu të stërmadh, sikurse është ai indian, ndërsa tani vëmendja e saj është kthyer edhe nga tregje të tjera, atë europian dhe amerikan. Në këtë mënyrë, Mahindra i ka hyrë një gare dhe konkurrence me industritë e mirënjohura automobilistike europiane, por e sigurt është që, duke i dhënë një rëndësi të madhe, sidomos dizajnit, ajo do të ketë një rol të rëndësishëm në këtë garë.

Meqenëse ekskluzivitetin e saj në Shqipëri e ka kompania e njohur ARTINEL 95, me një përvojë të gjatë në tregtimin dhe servisin e makinave të reja, ne patëm mundësinë ta merrnin për një ditë një makinë Mahindra XUV 500 për ta shqyrtuar dhe analizuar atë. Që në pamje të parë të bën përshtypje dizajni i veçantë i saj, stili i të cilit duket se është frymëzuar prej leopardit. Mbulesa e ngritur simulon supet e ngritur e të hollë të tij. Projektoret LED janë në harmoni të plotë me grilën e përparme. Që në pamje të parë, Mahindra XUV 500 ka një pamje madhështore dhe magjepëse në rrugë. Dhe në këtë rast nuk ka asgjë për t’u çuditur, përderisa dizajni i saj është realizuar as më shumë e as më pak, por nga vetë e famshmja PininFarina.

E blerë për afro 168 milionë euro prej Mahindra Group në vitin 2015, kjo studio dizajni e famshme për stilimin e automjeteve të Fiat-it, Ferrari-t, Maserati-t, Peugeot, Alfa Romeos, Lancia-s etj., ka 4 vite që energjitë dizjanuese i ka të kanalizuara në funksion të Mahindra Motors. Dhe për rrjedhojë, ka një kontribut të rëndësishëm në cilësinë e automjeteve që Mahindra Motors prodhon në Europë.

Nëse MAHINDRA XUV 500 ka një pamje impresionuese nga jashtë, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për interiorin. Hapja e derës së makinës kryhet me një lehtësi të habitshme, mjafton edhe tërheqja e saj vetëm me një gisht. Hyrja brenda në makinë dhe ulja në vendin përkatës të shoferit apo pasagjerit është sërish një detyrë tejet e lehtë dhe sapo hyn brenda konstaton një automjet me një hapësirë të bollshme. Aty shikon që ky model është perfekti për ata që dëshirojnë makinë për nevoja familjare apo edhe për punë. Sepse Mahindra XUV 500 është e projektuar për të mbajtur 7 persona brenda saj, duke iu ofruar atyre udhëtim të sigurtë, komod dhe me konsum të ulët të karburantit e të pjesëve të këmbimit.

Por opsionale është edhe mundësia e përdorimit të makinës me 5 vende dhe në kategorinë e mjeteve tregtare të kategorisë N1. Ne e provuam këtë tip automjeti në rrugën malore të Prezës, e cila është një rrugë që të ofron situata të ndryshme dhe ku ti mund të konstatosh mënyrën e sjelljes së makinës në këtë terren të vështirë e plot kthesa. Edhe pse malorja është e fortë, Mahindra XUV 500, në sajë të motorit të saj MHAWK 2.2 ofronte një performancë shumë të mirë me një fuqi mbresëlënëse prej 155 kf. Asnjë deformim i rrugës nuk ndjehej brenda në makinë në saj të amortizimit të shkëlqyer që ajo ka.

Nga Pateshi në Palaq është një segment rrugor që nuk mund të konsiderohet i mirë, por për Mahindra XUV 500 ishtë vështirësi e papërfillshme. Edhe në tatëpjeta të forta mjafton ta lësh makinën në marshin e parë dhe nuk ka nevojë as për këmbë në frena e freksion, pasi ajo ka aftësinë të kontrollojë vetë shpejtësinë e zbritjes. I bazuar në traditën dhe përvojën e gjatë të Mahindra-s në ndërtimin e automjeteve fuoristradë dhe testimin e tyre në kushte terreni të vështira, përdorimin e patentave dhe teknologjive të avancuara perendimore dhe bashkëpunimin që ka Mahindra Motors prej dekadash me kompani të njohura europiano perëndimore, XUV 500 është një SUV përveçse me stil unik, por që teknikisht e praktikisht ofron komoditet të lartë e siguri të niveleve më të larta bashkëkohore.

Vetë afati i garancisë prej 5 vitesh, afat ky që është më i gjati në tregun e makinave të reja, tregon për besimin e madh që ka Mahindra Motors në cilësinë e automjeteve të prodhuara prej saj. Në kategorinë e tij, modeli i ri i Mahindra-s, XUV 500 ofron një raport unik, të pahasur në asnjë rast tjetër mes çmimit, cilësisë, shërbimit dhe vlerës së automjetit. Të marrësh një fuoristradë të këtyre përmasave e të kësaj cilësie për një çmim prej rreth 21 mijë euro, sa e ofron distributori zyrtar i saj ARTINEL 95, e për më tepër edhe me leasing, është një okazion dhe mundësi që duhet rrokur pa mëdyshje prej atyre që dëshirojnë të blejnë një makinë të kësaj kategorie. Sepse ndërmend më vjen dinamika që kanë pësuar makina analoge të Mahindra XUV 500.

Përpara disa vitesh, për qëllime rritjeje pranie, në treg janë shitur me çmime sa ai me të cilët shitet Mahindra XUV 500 sot. Për ta dyfishuar çmimin e tyre më pas. Ndaj për Mahindra XUV 500 çmimi prej 21 mijë euro, në raport me vlerën e makinës duket modest, por që nuk mund të vazhdojë gjatë. Duhet përfituar nga kjo konjukturë.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 147

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top