Është e sigurt të supozojmë se asnjë, ose shumë pak lider mund zgjohen çdo ditë dhe të thonë: “Sot, do t’ua bëj jetën punonjësve të mi sa më të mjerueshme që të jetë e mundur.” E megjithatë, ne të gjithë kemi njohur ose përjetuar një shef toksik. Pra, si shkojnë drejtuesit nga qëllimet e mira në dëmtimin e plotë të moralit të ekipit të tyre?
Udhëheqësve u pëlqen të supozojnë se janë motivues dhe jo të bezdisshëm ose të frikshëm, por një vetëvlerësim mund t’ju ndihmojë të përcaktoni përfundimisht nëse po shfaqni udhëheqje pozitive.
Punonjësit kanë frikë të shprehen
Në një vend pune të shëndetshëm, punonjësit inkurajohen të përdorin zërin e tyre, të ofrojnë sugjerime dhe të flasin sinqerisht për çdo problem apo shqetësim që mund të kenë.
Ekipi i punës nuk ju beson
Kjo mund të jetë e ndërlikuar për udhëheqësit. Si mund të dalloni nëse punonjësit tuaj ju besojnë? Këtu është një skenar që mund të hasni: të ecni në një dhomë plot me anëtarë të ekipit duke biseduar me entuziazëm për ditën e tyre. Nëse ata ndalojnë së foluri në vend që t’ju përfshijnë në bisedën e tyre, kjo është një shenjë e qartë se diçka nuk është në rregull.
Sjellja juaj nuk e motivon ekipin e punës
Nga të gjitha tundimet që ekzistojnë për menaxherët, mikro-menaxhimi merr rolin kryesor. Sigurisht, ju nuk doni të jeni toksik, po përpiqeni t’i ndihmoni punonjësit tuaj të jenë më efikas, t’i ndihmoni ata të menaxhojnë kohën e tyre. Por, çfarë? Ju jeni duke bërë saktësisht të kundërtën.
Ti je i ashpër në komunikim
Një herë isha në hollin e aeroportit ku një biznesmen po fliste me zë të lartë në një telefonatë të gjatë. Jam shumë i sigurt që të gjithë e kemi përjetuar më parë këtë qëndrim të neveritshëm, qoftë kur hipën në aeroplan apo ulesh në një kafene. Puna është se biznesmeni vërshonte pa pushim, pa ndalur as për të marrë frymë. Pyesja veten se çfarë duhet të ketë menduar personi në anën tjetër të telefonatës.
Përgatiti K.I / Burimi www.fastcompany.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.