“Kultivoni gjithmonë mendime pozitive, entuziazmi nuk mund të lulëzojë në një tokë plot frikë” shkruhet në një frazë nga Napoleon Hill. Nuk ka dyshim, fjalët kanë një fuqi të fortë dhe kjo vlen si për ata që i shqiptojnë ashtu edhe për ata që i dëgjojnë. Fuqia e fjalëve është e pafund dhe dërrmuese. Një fjalë mund të ndryshojë një ngjarje, një situatë, një ndjenjë, por edhe jetën dhe qenien tonë.
5 fraza me fuqi shëruese për t’i thënë vetes
Jam mirë
Mund të duket si një kontradiktë. Si mund t’i them vetes “jam mirë” nëse nuk është e vërtetë? Si të flas me optimizëm kur në realitet ndihem i frustruar, i stresuar ose me dhimbje? Epo, mjafton të vendosni komunikim me të pandërgjegjshmen tuaj! Dhe ju siguroj se nëse arrini të futni pozitivitet, do ta keni të lehtë të kanalizoni një mendim proaktiv. Por kini kujdes, është e nevojshme që shprehjes “Unë jam mirë”, të shtoni “Unë dua të kapërcej frikën time”.
Unë mund ta bëj!
Mos harroni kurrë të vendosni përemrin “Unë” në fjali. Ju jeni protagonisti i jetës suaj dhe për këtë arsye jeni ju që duhet të merrni përgjegjësinë për problemet tuaja. Nëse nuk e gjeni motivimin brenda jush, askush nuk mund ta bëjë atë për ju; kush mund t’ju ndihmojë më mirë se ju?
E meritoj
Këtu, le të bëjmë një ekzaminim të ndërgjegjes: sa kohë i kushtojmë vetes? Unë nuk ju njoh, por jam i sigurt që shpesh i vendosni nevojat e fëmijëve tuaj (nëse keni), partnerit tuaj, familjarëve, qenit … para tuajave. Unë nuk po ju kërkoj të jeni egoist, por thjesht të kujdeseni për veten. Koha kalon, edhe tani që po lexon, dhe nuk ka se si të kthehet prapa.
Gjithçka kalon
Ndoshta tani kemi një problem që nuk na lë të jetojmë, që na përndjek dhe kemi filluar të sëmuremi nga stresi. Ndihemi më të lodhur… dhe një vorbull mendimesh negative nuk largohet nga koka jonë. Kjo dhimbje koke e përsëritur është kthyer!
Unë dua të dua
Dashuria shëron, mbron, mbështjell dhe çliron në të njëjtën kohë. Megjithatë, duke përdorur fjalën “dashuri” si kurë, nuk po flasim vetëm për ndjenjën që kemi për njerëzit e dashur. I referohem dashurisë për veten, asaj ndjenje që forcon vetëvlerësimin, e cila na shtyn, ditë pas dite, të gjejmë lumturinë për gjërat e vogla që na bëjnë të ndihemi mirë dhe që, pa dyshim, i meritojmë.
Përgatiti K.I / Burimi psicoadvisor.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.