Mirëqenie

September 10, 2018 | 11:36

5 frutat që mbrojnë mëlçinë…

Mëlçia juaj është organi më i madh i brendshëm, i cili kryen më shumë se 500 funksione në trup. Prandaj është me rëndësi jetike që të konsumoni ushqimet e duhura për të mbajtur një mëlçi të shëndetshme. Përfshirja e këtyre frutave në dietën tuaj mund të ndihmojë në mirëmbajtjen e mëlçisë dhe funksionit të saj.

  1. Qitro

Ky frut i hidhur përmban shumë vitaminë C dhe antioksidantë të tjerë që janë të njohur për mbrojtjen e mëlçisë. Këto antioksidantë ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të qelizave.

Një studim japonez i vitit 2004 testoi efektet e lëngut të qitros te minjtë dhe zbuloi se lëngu pengon dëmtimin e ADN-së në mëlçi.

  1. Rrushi

Studiuesit kanë zbuluar se ekstraktet e rrushit  përmirësojnë funksionimin e mëlçisë në pacientët që vuajnë nga sëmundje të mëlçisë që nuk lidhen me alkoolin.

Rrushi dhe ekstrakti i farës së rrushit mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet, rrisin nivelet antioksiduese dhe luftojnë inflamacionin.

  1. Avokado

Avokadot janë të pasura me fibra, të cilat mund të ndihmojnë me kontrollin e peshës. Glutathione, një kompleks i prodhuar nga avokadot, ndihmon në eliminimin e toksinave të dëmshme nga trupi.

  1. Arrat

Arrat përmirësojnë nivelet e enzimave të mëlçisë te pacientët e sëmurë. Një artikull i botuar në World Journal of Gastroenterology shpjegon se si konsumimi i arrave redukton zhvillimin e sëmundjeve të mëlçisë.

  1. Boronica

Këto fruta të vegjël përmbajnë shumë antioksidantë. Antioksidantët janë të domosdoshëm në mbrojtjen e mëlçisë nga dëmtimi.

Një studim i botuar në World Journal of Gastroenterology tregon se duke përfshirë boronicat në dietën tuaj, ju mund të ndihmoni në rritjen e enzimave antioksiduese.

 

Burimi / https://tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top