Në fokus

September 10, 2018 | 10:38

Jack Ma themeluesi i Alibaba jep dorëheqjen: “Nuk dua të vdes në zyrë, më mirë në plazh”

Të hënën e ardhshme, Jack Ma, njeriu më i pasur në Kinë, do të braktisë pozicionin e kryetarit ekzekutiv të gjigantit të tregtisë elektronike Alibaba, të cilën ai e themeloi në vitin 1999 në banesën e tij në Hangzhou, për t’i kushtuar më shumë kohë aktiviteteve të filantropisë dhe fushës së edukimit. 

E njëjta gjë u njoftua nga New York Times, duke shpjeguar se ai do të qëndrojë në bordin e drejtorëve të kompanisë për të monitoruar evolucionin e saj. Pak kohë më parë ai kishte deklaruar: “Unë do të tërhiqem i ri, të gëzoj jetën si Forrest Gump, nuk dua të vdes në zyrë, më mirë të vdes në plazh, nën një çadër”.

Megjithatë, miliarderi 54-vjeçar theksoi se për të ky është “fillimi i një epoke të re”, duke treguar dëshirën për të ndjekur gjurmët e Bill Gates. “E dua arsimin,” shtoi ish-mësuesi anglez, i cili gëzon një pasuri që vlerësohet me rreth 37 miliardë dollarë, i cili kishte ndryshuar tashmë rolin e tij në Alibaba, duke braktisur rolin e CEO-s në vitin 2013.

Sot grupi – i cili në vitin 2014 në bursën e Nju Jorkut vendosi një rekord botëror  prej 25 miliardë dollarësh – u bë një nga gjigantët e shitjeve globale përmes aktiviteteve të tilla si Alibaba.com, TMall dhe Taobao. Falë Alibabës, në dhjetë vjet pesha e Kinës në transaksionet e tregtisë globale është rritur nga 1% në 40%, sipas të dhënave nga McKinsey & Company.

 

Burimi / https://www.ilfattoquotidiano.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top