FB

December 23, 2023 | 7:30

5 hapa për t’i shpëtuar stresit gjatë sezonit festiv

Festat e fundvitit ofrojnë natyrisht një atmosferë të ngrohtë dhe të këndshme, megjithatë për disa persona, ato mund të jenë një makth i vërtetë. Po flasim për ata që duhet të përgatisin gjithçka për një darkë perfekte, ata që shkëputen nga jeta aktive dhe do dëshironin më mirë të shkonin në punë, sesa të përgatiten për Vitin e Ri, apo të tjerë që thjesht nuk i presin me shumë pozitivitet mbledhjet familjare.

1

5 hapa për t’i shpëtuar stresit gjatë sezonit festiv:

Ngadalëso ritmin

Jeni me pushime dhe rrjedhimisht duhet të ngadalësoni ritmet tuaja. Nuk është e nevojshme që gjatë kësaj kohe të bëni të njëjtat gjëra, që bëni normalisht. Nëse festat të detyrojnë që të jesh e angazhuar me shtëpinë, kuzhinën…, është normale që niveli i stresit të rritet. Ndaj, përpiquni të programoni më mirë kohën tuaj, kërkoni ndihmë, ndani një pjesë të punëve dhe mësoni t’u thoni, “Jo, faleminderit!”, të gjitha ftesave.

Mos kërko perfeksionin

Vlerësoni gëzimet e vogla të ditëve festive. Nëse pema e Vitit të Ri nuk i përmbushi pritshmëritë tuaja, të paktën kënaquni me kujtimet, që ju zgjohen sa herë riktheheni në shtëpinë e prindërve. Të kërkosh perfeksionin i rrit shumë pritshmëritë dhe shanset janë të mëdha që të mbeteni të zhgënjyer.

Trego mirënjohje dhe falje

Marrëdhëniet me të afërmit dhe familjarët nuk janë gjithmonë në formën më të mirë. Megjithatë, festat e fundvitit janë të përkryera për të rregulluar raportet dhe për të lënë pas mëritë. Tregoni mirënjohje për familjen që keni pranë dhe falni problemet e së shkuarës.

Bëni lëvizje

Gjatë ditëve të festave mundohuni të gjeni një moment për të bërë disa ushtrime fizike. Më mirë do ishte që të bënit një shëtitje në mëngjes në ajër të pastër, kjo do t’i shërbente gjendjes shpirtërore të të gjithëve. Gjatë kësaj periudhe të vitit shumë vuajnë nga luhatjet e humorit, për shkak të ditëve të shkurtra. Gjithashtu, konsumi i ushqimeve hiper-kalorike, të mbushura me sheqer dhe yndyrë ju bëjnë më të plogësht, ndaj lëvizjet janë të domosdoshme për t’ju dhënë më shumë energji dhe humor të mirë.

Shkëputuni

Hapi i fundit është më i vështirë nga të gjithë. Duhet të shkëputeni nga gjithçka, nga çdo lidhje me botën. Puna, rrjetet sociale dhe komunikimi me miqtë e largët nuk do t’ju bëj absolutisht të ndjeheni më mirë. Edhe pse duket si diçka për të kaluar kohën, duke komunikuar me “pjesën tjetër të botës” nuk do arrini të gjeni paqe me vetveten, apo të dëgjoni zërin tuaj më të thellë, i cili ju tregon se cilat janë dëshirat dhe objektivat që do të keni vitin e ardhshëm.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top