Marrëdhënie

May 28, 2020 | 9:30

5 këshilla për ta bërë marrëdhënien tuaj shumë më të lumtur!

Praktikoni këto pesë këshilla dhe do shikoni që marrëdhënia juaj me të dashurin do të bëhet edhe më paqësore dhe e lumtur.

  1. Mos u ankoni për gjithçka

Disa sjellje të partnerit, në të vërtetë, irritojnë dhe nuk ndihmojnë shumë në detyrat e shtëpisë, duke injoruar thirrjet, duke harruar data të rëndësishme. Dhe, në këto raste, është e kuptueshme të tërhiqni vëmendjen e të dashurit tuaj. Por jo gjithçka është shkak për ankesa. Rivlerësoni nëse “dështimi” i partnerit meriton të kritikohet ashpër. Në shumicën e rasteve mjafton një bisedë e mirë.

  1. Respektoni shijet tuaja

Është gjithashtu thelbësore të mos kritikoni shijet e të dashurit tuaj. Askush nuk është si gjithë të tjerët, veçanërisht në një lidhje. Lëreni të veshë rrobat me të cilat ndjehet më rehat, të dëgjojë muzikën që i pëlqen dhe të bëjë atë që sheh si më të mirë. Nuk ka asgjë më të pakëndshme sesa të kesh dikë që vazhdimisht kontrollon dhe kritikon shijet tona dhe që dëshiron të bëhemi diçka që nuk jemi.

  1. Lavdërojeni gjithmonë atë

Një kompliment nuk dëmton asnjëherë askënd. Falënderoni partnerin tuaj, tregojini çdo ditë se sa mirënjohës jeni për ta, sa të bukur, inteligjent dhe të përgjegjshëm janë ata. Një fjalë e thjeshtë motivimi mund ta bëjë jetën tuaj të dashurisë shumë më të lumtur.

  1. Jini gjithmonë të sjellshëm

Mos e humbisni mundësinë për të bërë diçka të mirë për të dashurin tuaj. Çdo ditë është një rast për të përgatitur një darkë të veçantë, t’i dhuroni një dhuratë. Sjellja e mirë është e mrekullueshme për këdo, dhe për ata që i duam është akoma edhe më mirë.

  1. Krijoni programe së bashku

Në një marrëdhënie, është e rëndësishme që secili person të ketë kohë për veten e tij, për miqtë, por oraret për ata të dy janë gjithashtu thelbësore. Të paktën një herë në javë, dilni për darkë, shkoni në park, në kinema ose në shtëpinë e një miku që nuk e keni parë në një kohë të gjatë. Mos harroni: i dashuri juaj duhet të jetë shoku juaj më i mirë dhe ne gjithmonë përpiqemi të ndajmë momente të mira me miqtë.

 

 

Burimi / https://vibee.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top