FB

December 24, 2021 | 8:17

5 këshilla për t’u rikthyer në formë pas pushimeve!

Gjatë festave, të nëntorit, gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, është e kuptueshme të kënaqeni me çfarë ofron tryeza. Sepse e dimë që larmishmërisë së ushqimeve dhe shijes së verës së mirë nuk heqim dot dorë, veçanërisht nëse ka shoqëri të mirë. A ju shtojnë gjithçka konsumoni disa kilogramë më tepër në peshore? Ja disa këshilla për t’u rikthyer në formë pas pushimeve !

0

Ndaloni alkoolin

Alkooli është i pasur me kalori dhe nuk i siguron trupit lëndë ushqyese. Kufizoni konsumin e pijeve alkoolike, mos e kaloni si në sasi ashtu edhe në frekuencën javore. Nëse vërtet nuk mund të bëni pa të në fundjavë, zgjidhni një gotë verë në vend të pijeve alkoolike.

 

Ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar

Pas argëtimit gjatë festave, është zakon të kaloni në agjërime të rrepta që nuk janë të qëndrueshme me kalimin e kohës, me pasojë rikthimin nga gabimet e paplanifikuara. Shmangni zgjidhjet ekstreme, mbështetuni te një nutricionist për një vlerësim më të kujdesshëm dhe të synuar të qëllimeve tuaja. Në përgjithësi, hani më shumë fruta dhe perime, mos harroni për proteinat dhe kufizoni konsumin e yndyrave dhe karbohidrateve.

 

Rifilloni aktivitetin fizik

Mund të duket e parëndësishme, por lëvizja është thelbësore për t’u rikthyer në formë. Nuk është e nevojshme të mbylleni në palestër për orë të tëra. Zgjidhni sportin për të cilin jeni më i apasionuar, qoftë noti, vrapimi apo tenisi, e rëndësishme është të qëndroni në lëvizje. Shëtitjet e gjata ndihmojnë në zgjimin e metabolizmit dhe përmirësimin gradualisht të gjendjes fizike. Zgjidhni të ecni ose t’i jepni biçikletës në vend që të shëtisni me makinë. Zgjidhni të merrni shkallët në vend të ashensorit.

1

Shmangni situatat stresuese

Stresi nxit një rritje të kortizolit, hormon që shkakton rritjen e sheqerit dhe yndyrës në gjak. Mundohuni të kufizoni sa më shumë situatat e tensionuara dhe bëni disa momente për veten tuaj. Pushimi është shumë i rëndësishëm, angazhohuni që të flini të paktën 8 orë në natë.

 

Qëndroni të hidratuar

Edhe gjatë dimrit është thelbësore të pini shumë ujë për të hidratuar trupin. Mbani gjithmonë një shishe me vete dhe planifikoni të mbeteni pa ujë brenda një kohe të caktuar. Vendosja e qëllimeve të vogla ditore ju ndihmon të ndiqni një objektiv afatgjatë, si për shembull rikthimi në formë. Nëse vetëm uji nuk mjafton, zgjidhni pije me aromë si çaji dhe çajra të shijshëm bimor.

 

Burimi Vogue.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top