FB

December 24, 2021 | 8:15

Ja pse nuk duhet të prisni më 15 minuta pasi të jeni vaksinuar

Shumica e atyre që janë vaksinuar kundër Covid-19 e dinë që duhet të qëndrojnë ulur për 15 minuta pas injektimit. Por tani, koha e pritjes është hequr për ata që marrin vaksinat Pfizer dhe Moderna.

Qeveria ka vendosur të shkurtojë kohën e pritjes për të siguruar që të shkojnë gjithnjë e më shumë njerëz për t’u vaksinuar. Katër zyrtarët kryesorë të mjekësisë (CMOs) kanë rekomanduar që për momentin, pushimi 15-minutësh të pezullohet për vaksinat mRNA.

“Pritja 15-minutëshe pas një vaksinimi do të shkaktojë më shumë dëm, sepse do të zvogëlojë ndjeshëm numrin e njerëzve që mund të vaksinohen brenda një periudhe të shkurtër kohore”, tha CMOs në një deklaratë. Ata shtuan se do të jetë një “masë e përkohshme në bazë të nevojës së shëndetit publik për të mbrojtur sa më shumë qytetarë që të jetë e mundur në një periudhë të shkurtër kohore”.

Deri më tani, arsyeja e pritjes prej 15 minutash ka qenë për shkak të efekteve të rralla anësore. Të gjitha vaksinat e vendosura aktualisht janë provuar që janë të sigurta dhe kanë shkallë shumë të ulët të efekteve anësore të rënda. Por, si me të gjitha vaksinat, janë raportuar raste të anafilaksisë dhe normat janë pak më të larta (por ende shumë të ulëta) në rastin e vaksinave mRNA nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna. Në përgjithësi, këto rreziqe janë shumë të rralla.

Tashmë njerëzit do të monitorojnë vetë çdo efekt anësor. Të gjithë të vaksinuarve do t’u jepen këshilla verbale dhe me shkrim për reaksionet alergjike, duke përfshirë veprimet që duhet të ndërmarrin nëse nuk ndihen mirë. Qeveria shpreson që të vaksinohen gjithnjë e  shumë njerëz, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të frenohet përhapja e variantit Omicron.

 

 

Burimi / https://www.huffingtonpost.co.uk/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top