Mirëqenie

February 9, 2018 | 12:16

Si të jemi efikas në punën tonë

“Charles Darwin ka punuar vetëm 4 orë çdo ditë të jetës së tij dhe ka shkruar ndoshta librin më të famshëm në historinë e shkencës”, shkruan Alex Soojung-Kim Pang në revistën Nautilus.

Sipas hulumtimit të Pang edhe Ernest Hemingway punonte vetëm gjashtë orë në ditë, si dhe shumë krijues të tjerë të cilët sot janë ndër më të njohurit vetëm nga veprat e tyre që kanë lënë shenjë në histori.

Këta krijues nuk kanë qenë dembelë por kanë qenë efikas. Në ditët e sotme ka një sasi të madhe provash që tregojnë se disa orë praktikë intensive në ditë, janë më efektive në krahasim me punën tipike tetë orarëshe me një pushim dreke në mes.

Në thelb, shkenca tregon se ju mund të bëni më shumë duke punuar më pak. Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me shkurtimin e orëve, përpara se t’i zvogëloni ato ju duhet të dini se si t’i përdorni orët tuaja në mënyrën e duhur.

Mos bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë

Për të punuar në mënyrë efikase, të përqendruar dhe të jeni sa më efikas ju duhet të injoroni shpërqendrimet. Nëse përpiqeni të bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë nuk do të bëni mirë asnjë prej tyre, vetëm sa do të humbisni edhe më shumë kohë. Merrini punët një e nga një e përqendrohuni në to në mënyrë që t’i bëni mirë.

Bëni pushime të shkurtra

Hulumtimet gjithashtu tregojnë se ju nuk mund të mbani fuqinë e trurit tuaj gjatë ditës së punës pa pushim, raporton Kuarci. Gjithashtu studimet kanë treguar se punëtorët janë më produktiv kur bëjnë pushime të shkurtra të herë pas hershme.

Flini gjumë mjaftueshëm

Në një eksperiment tjetër të nxjerrë në pah nga New York Times, hulumtuesit testuan perceptimin e subjekteve katër herë gjatë ditës dhe zbuluan se performanca në secilin u përkeqësua vazhdimisht. Por performanca e atyre të cilët bënë një sy gjumë 30 minuta midis testeve nuk u përkeqësua. Gjumi mund të ndihmojë performancën tuaj, kështu që mos e mendoni dy herë. Sa herë të keni nevojë për një sy gjumë mos ngurroni ta merrni atë.

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top