Mirëqenie

May 1, 2020 | 8:08

5 lëngjet që ju ndihmojnë të forconi sistemin tuaj imunitar

Duke pasur parasysh mënyrën se si po përballemi me pandeminë, mund të mos jetë ide e keqe, të forcojmë sa më shumë që të jetë e mundur sistemin tonë imunitar. Jo se ekzistojnë receta të mrekullueshme kundër Coronavirusit, absolutisht jo: sipas ekspertëve, një kurë e vërtetë për virusin – në formën e një vaksine – do të jetë e mundur vetëm pas një viti, një viti e gjysmë, mbase edhe pak më shumë.

Ndërkohë, mund të jetë e dobishme të bëjmë gjithçka mundemi për ta mbajtur në formë sistemin tonë imunitar. Sepse një organizëm i dobësuar mund të jetë pre i virusit. Kjo është arsyeja pse këtu janë pesë receta për të përgatitur lëngje që ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm. Padyshim, pa premtuar mrekulli, sepse ato nuk ekzistojnë.

5 lëngje për të forcuar sistemin tuaj imunitar

Le të bëjmë një gjë të qartë: nuk ka lëng që na mban larg viruseve. Nuk ka asnjë shtesë ose ndryshim të stilit të jetës që mund të na mbrojë 100% nga viruset. Kundër Covid-19 armët e vetme efektive (në pritje të vaksinës) janë larja mirë e duarve, veshja e një maske dhe distanca sociale.

Ju mund të filloni të forconi sistemin tuaj imunitar duke u ushtruar rregullisht; duke fjetur të paktën tetë orë në natë; duke e mbajtur veten të hidratuar; duke u munduar të shmangni stresin; duke ngrënë shumë fruta dhe perime të freskëta, duke përfshirë arra, fara dhe bishtajore.

Por le të shohim pesë lëngjet që na ndihmojnë të forcojmë sistemin imunitar:

Lëng spinaqi

Përbërësit:

  • 2 gota spinaq të papërpunuar
  • 2 portokalle
  • 2 kërcej selino
  • 1 majë luge xhenxhefil.

Qëroni dhe pritni çdo përbërës, kalojini në mikser, masën e pëerftuar hidheni në një gotë dhe pijeni.

Lëng shafrani dhe xhenxhefil

Përbërësit:

  • 1 kup me shafran Indie të freskët
  • 1 copë xhenxhefil të freskët
  • lëngu i një limoni.

Vendosni të përbërësit në mikser dhe më pas pijeni menjëherë masën e përftuar.

Lëng me karotë dhe mollë

Përbërësit:

  • 2 karota të mesme
  • 1 mollë të prerë në copa
  • 1 portokall të qëruar.

Të gjithë përbërësit kalojini në shtrydhëse dhe lëngun e përftuar pijeni menjëherë.

Lëng i ëmbël dhe i thartë

Përbërësit:

  • 2 panxhar të qëruar dhe të prerë
  • 2 karota
  • 1 mollë jeshile
  • 1 majë luge xhenxhefil
  • 1 limon.

Kalojini të gjithë përbërësit në mikser dhe më pas konsumojeni, duke e holluar me ujë.

Lëng hidratues jeshil

Përbërësit:

  • 1 kërcell brokoli pa lule
  • 1 kastravec
  • 2 ose 3 gjethe të freskëta të lulelakrës
  • 2 ose 3 dardha
  • 1 limon.

Kaloni të gjithë përbërësit në shtrydhëse dhe më pas pijeni menjëherë lëngun e përftuar.

 

Burimi / https://www.pianetadonne.blog/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top