Posta

October 17, 2016 | 11:05

Vuaj nga frika se do më tradhtojë orë e sekondë

Përshëndetje,

Po përshkruaj pak veten. Jam 27 vjeçe, e martuar me 2 fëmijë. Kam një jetë familjare shumë të mirë. Bashkëshortin e kam shumë të mirë, më mirëkupton.

Problemet i kam me veten.

Kam një vit që kam filluar punë. E vuajta shumë se u ndava nga fëmijët. Shpirti më dhembte. Si traumë e kam kaluar. Çdo muaj që kalon më shtohen komplekset e para nga shëndeti që kam. Më duket sikur bashkëshorti nuk do më pëlqej më. Vuaj nga frika se do më tradhtojë orë e sekondë. Jam shumë xheloze. Nuk dua që ai të shkojë në asnjë event që ka në punën e tij, ndërkohë që nuk më ka dhënë shkas asnjëherë. Më bllokohet truri. S’e di si të veproj. Jam shumë keq nga ana psikologjike. Më duket sikur të gjithë më duan vetëm të keqen.

Dhe diçka.

A është normale që bashkëshorti me punën e atillë që ka, shkon në staf me kolektivin në çdo sebep, ditëlindje dhe festojnë jashtë Tirane? Mua këto më duken absurde, kjo po më shkatërron.

Shumë faleminderit paraprakisht.

 

Përgjigje:

Marina Ohri, Psikologe Klinike

Marina Ohri, Psikologe Klinike

Duhet kurajë për t’u përballur me një problem kaq normal dhe shumë të shpeshtë siç janë çrregullimet e të ngrënit si obeziteti.

Analisti më i mirë i gjendjes tuaj jeni ju. Nëse dikur keni qene me një peshë normale, atëherë do të thotë që ju jeni e aftë për ta rekuperuar shëndetin tuaj si më parë.

Ju nuk keni pasur ndihmën e duhur për të përballuar emocionet porsa i përket peshës suaj , e keni gjykuar veten me shumë mendime negative për shumë kohë sa kjo gjë ka krijuar rrënjë të thella në psikikën tuaj, dhe ju jeni ende duke luftuar me këtë gjë.

Gjendja juaj mund të ketë zhgënjyer për momentin imazhin për veten, por kjo nuk do të thotë se keni zhgënjyer fëmijët apo bashkëshortin tuaj. Ata vazhdojnë akoma t’ju shohin si diçka e rëndësishme që përfaqëson për ta dhe jo domosdoshmërisht si dukeni.

Depresioni , ankthi dhe çrregullime të tjera emocionale, janë shpesh rezultat i një disbalance hormonale. Këto disbalanca çrregullojnë rrugën për të pasur një humor me stabilitet për njëfarë kohe të caktuar. Çfarë shkakton mungesë balance mund të jenë gjithashtu dhe faktorë si në rastin tuaj stresi dhe ankthi mbi pamjen tuaj.

Ne të gjithë e dimë se jemi më të “zgjuar” se kaq , e dimë me intuitë se jeta nuk është e lehtë, prandaj mundohemi shumë që të bëjmë gjithçka sa më mirë të jetë e mundur. Çdo ditë mundohemi për të qenë të suksesshëm, shpeshherë harrojmë se duhet po aq punë mbi veten tonë shpirtërore dhe psikologjike.

Ju këshilloj të flisni me njerëzit tuaj të afërm, gjithashtu me bashkëshortin tuaj. Ata do të preferonin të ndihmonin me këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur.

Më vonë mund të vendosni një takim me një mjek që ka përvojë me individë që vuajnë nga mbipesha.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top