FB

July 19, 2022 | 9:20

5 mënyra për të kombinuar sandalet me takë të lartë këtë verë 2022

Nëse keni një palë sandale me takë të lartë, por nuk dini si t’i vishni, ja ku është vendi i duhur për të zbuluar stilet më intriguese për të provuar këtë verë 2022.

Të ecësh rastësisht mbi sandale me taka të larta nuk është gjithmonë e lehtë, por duke qenë se tendencat aktuale promovojnë kombinime me këtë aksesor, më mirë mësohu me të. Mund të filloni duke i hedhur një sy veshjeve për t’u dukur në plazh apo në qytet, të cilat kombinojnë sandalet me taka të larta me fustane të gjata, pantallona të drejta, pantallona të shkurtra të zeza apo fustane këmishë.

1

Ja dukja ideale për t’u veshur në zyrë këtë verë 2022: pantallona krem dhe bluzë sateni ngjyrë qumështi. Veshja delikate ngrihet nga një palë sandale me taka të larta në paletë me pjesën tjetër të kombinimit.

 

 

 

2

Në kombinimet e fustaneve formale të kësaj vere 2022 nuk mund të mungojnë sandalet me taka. Veshja plotësohet nga një çantë dore ose krahu dhe një palë vathë floriri ultra të ndezur.

 

 

 

 

3

Të fshehura mes gjatësisë së fustaneve shumëngjyrëshe të verës 2022, sandalet me taka të larta janë aksesori që perfeksionon pamjet më të rafinuara dhe të lehta të muajve të ngrohtë.

 

 

 

 

4

Sandalet me taka të larta kombinohen me pantallona të shkurtra të zeza dhe një xhaketë sportive të strukturuar, një ansambël i sofistikuar dhe bashkëkohor për të treguar ditën dhe natën.

 

 

 

5

Fustani me këmishë të bardhë, me mëngë voluminoze dhe një përshtatje të relaksuar, zgjidhet me sandale të arta, të zbukuruara me takë të lartë dhe lidhëse rreth kyçit të këmbës.

 

 

 

 

 

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.harpersbazaar.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top