FB

October 23, 2024 | 7:22

5 mënyra për të sjellë më shumë ekuilibër në jetën tuaj

 Çdo njeri përpiqet të gjejë ekuilibrin midis kërkesave të vendeve të punës dhe pjesëve të tjera të jetës së tyre – gjëra të tilla si kalimi i kohës me miqtë, kujdesi për fëmijët dhe të dashurit e tjerë, qëndrimi i shëndetshëm dhe ndjekja e interesave personale jashtë punës.

ekuiliber

5 mënyra për të sjellë më shumë ekuilibër në jetën tuaj, edhe nëse nuk mund të ndryshoni orët që punoni.

1. Mos u ndjeni në faj kur bëni një pushim

Ndërprerjet mund të ndjehen si humbje kohe, por  ato mund t’ju bëjnë më produktive dhe të fokusuara.

2. Bëjeni të vlefshme kohën e pushimit

A po bëni gjëra që në të vërtetë ju bëjnë të lumtur, ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm, të forconi marrëdhëniet tuaja shoqërore?

3. Bëni kohën e punës më efikase

Është gjithashtu e dobishme të vlerësoni se si kaloni kohën tuaj të punës. Sa kohë shpenzoni në detyrat themelore që vetëm ju mund të bëni, kundrejt detyrave që mund të delegohen? A ka mënyra për të përmirësuar detyrat rutinë ose për të zvogëluar numrin e vendimeve të vogla, që ju nevojiten për të bërë çdo ditë?

4. Kujdes nga “inercia e punës”

Kur jeni në një rrjedhë të mirë, mund të jetë e vështirë të ndaloni. Inercia e punës mund t’ju ndihmojë të bëni gjërat, por gjithashtu mund të prishë oraret e ushqimit, të zvarritni gjumin, ose të bëni vonesa kronike. Perfeksionitët janë më të prekshëm nga inercia e punës për shkak të standardeve të larta personale dhe një dëshire për të parë detyrat deri në përfundim para se të lëvizin.

5. Vendosni kufijtë e komunikimit

Një studim zbuloi se rreth gjysma e të gjithë të punësuarve të intervistuar e kontrollonin emailin e punës gjatë mbrëmjeve dhe fundjavave, ndërsa ishin me pushime dhe kur ishin të sëmurë në shtëpi. Zhdukja e kufijve ndërmjet punës dhe jetës mund të ndjehet sikur rrit produktivitetin, por me kalimin e kohës mund të kontribuojë në konfliktin në punë dhe në jetëtën bashkëshortore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top