Këshilla & Arsye

February 17, 2018 | 14:31

5 mënyra që inkurajojnë fëmijën tuaj të bëjë ushtrime fizike

“American Heart Association” rekomandon se fëmijët dhe adoleshentët duhet të bëjnë të paktën 60 minuta aktivitet fizik në nivele të moderuara çdo ditë. Pak e vështirë por jo e pamundur? Lajmi i mirë është se ushtrimet fizike mund të zhvillohen në forma të ndryshme dhe mund të jenë vërtet zbavitëse. Gjithashtu ju mund t’ja shtoni fare mirë stilit tuaj të prindërimit në mënyrë që fëmijët tuaj të rriten të fortë dhe të shëndetshëm.

Më poshtë do të gjeni 5 mënyra të cilat mund t’i adoptoni për stilin tuaj të prindërimit në mënyrë që të inkurajoni fëmijët të ushtrohen fizikisht.

Bëhuni shembull për ta

Ju duhet të jeni shembull për fëmijët tuaj. Fëmijët, sidomos në moshë të vogël, natyrshëm imitojnë prindërit e tyre. Kështu që sigurohuni që të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe të ushtroheni fizikisht.

Ushtrohuni së bashku

Ushtrimet fizike nuk janë vetëm një mënyrë e mirë për të mbajtur trupin tuaj në formë por edhe një mënyrë për të kaluar kohë cilësore me fëmijët dhe të forconi lidhjen me ta. Gjithashtu është më e sigurt për fëmijën të dalë me ju në park për vrap sesa vetëm.

Zhvilloni aktivitete zbavitëse

Ushtrimet fizike mund të zhvillohen në formën e një loje apo të vendosni pak muzikë dhe thjesht të kërceni. Jepuni fëmijëve lodra apo pajisje të cilat kërkojnë që fëmija të vrapojë, dhe në këtë mënyrë ai do të jetë duke u stërvitur fizikisht, duke luajtur dhe duke u zbavitur. Nje top futbolli apo basketbolli janë zgjedhja më e mirë dhe më pak e kushtueshme për tu siguruar se fëmija juaj do të zbavitet duke u ushtruar fizikisht.

Mos harroni t’i mbështesni sa më shumë

Krijoni një atmosferë pozitive dhe e inkurajoni fëmijën tuaj të merret me një sport apo thjesht të krijojë një rutinë ushtrimesh fizike. Merrni pjesë në eventet e tyre sportive dhe mos harroni të shprehni mbështetjen tuaj për ta edhe nëse dalin të humbur pas një ndeshje. Sportet ndihmojnë në rritjen e vetëvlerësimit tek fëmijët, ndaj mbështetja juaj do të bëjë që ata të vazhdojnë t’i kushtojnë rëndësinë e duhur.

Fikni pajisjet elekronike

Të gjithë prindërit duhet të limitojnë kohën që fëmijët kalojnë përpara televizorit apo pajisjeve të tjera teknologjike. Por sigurohuni ta bëni në mënyrë të atillë që të mos i mërzitni fëmijët, pra mos e fikni televizorin nëse ata po shikojnë serialin e tyre të preferuar sepse pas kësaj ata me siguri nuk do të kenë dëshirë të dalin për të bërë vrap me ju apo për të bërë një shëtitje. Lejojini fëmijëve një kohë të caktuar televizive pasi i kanë bërë detyrat dhe janë ushtruar fizikisht.

Burimi / www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top