Mirëqenie

February 17, 2018 | 14:06

5 përfitimet që merr trupi nga konsumimi i farave të lulediellit

Të vogla në madhësi, por shumë të mëdha për vlera shëndetësore! Farat e lulediellit janë një burim i shkëlqyer vitaminash e mineralesh përfshirë vitaminën E, vitaminën B6, B1 e B3, manganin, selenin, fosforin, magnezin, bakrin etj.

Farat e lulediellit janë gjithashtu të pasura me acide yndyrore esenciale që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe luftimin e inflamacionit.

Përfitimet shëndetësore të farërave të lulediellit:

Reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Farat e lulediellit janë të pasura në vitaminë E, e cila vepron si një antioksidant për të luftuar inflamacionin dhe për të zvogëluar rrezikun e shumë sëmundjeve inflamatore. Nivelet e larta të inflamacionit rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Konsumimi i farave të lulediellit mund të ndihmojë në balancimin e kolesterolit, uljen e presionit të lartë të gjakut

Ulin nivelin e stresit oksidativ

Hulumtimet kanë treguar se kombinimi i antioksidantëve, vitaminave dhe mineraleve që gjenden në farat e lulediellit mund të ndihmojë në reduktimin e stresit oksidativ, i cili lidhet me zhvillimin e kancerit.

Mbështesin funksionin e gjëndrës së tiroides

Një ndër shkaqet kryesore të çrregullimeve të tiroides lidhet me mungesën e selenit. Farat e lulediellit janë të pasura me selen, i cili luan një rol kyç në rregullimin e temperaturës së trupit.

Ndihmon në luftimin e osteoporozës dhe qetëson dhimbjen e muskujve

Farat e lulediellit përmbajnë nivele të larta të magnezit, për të cilin trupi ka nevojë për të parandaluar humbjen e dendësisë së kockës njohur ndryshe si osteoporoza.

Balancon nivelin e sheqerit në gjak.

Burimi / http://www.gazetamonitor.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top