Komunikimi në një marrëdhënie është baza dhe njëkohësisht, një nga gjërat më komplekse që mund të ekzistojnë. Distanca e shton akoma më tepër këtë kompleksitet. Njerëzit thonë se distanca ka shumë pak vlerë, nëse merret parasysh se ai që ka vlerë, është personi që ti do, por duket sikur largësia e ka atë aftësinë e duhur për ta thyer besimin dhe për të na bërë të ndaheni nga njëri-tjetri jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht.
5 parimet bazë që duhet të ndjekësh në një marrëdhënie në distancë, janë:
E para, nëse marrëdhënia juaj ka vlerë, atëherë distanca nuk ka asnjë vlerë. Mos e lejoni largësinë fizike mes jush, t’ju ndajë edhe emocionalisht.
E dyta, sigurohu të ndash me personin tjetër çdo moment kënaqësie. Ndaje çdo moment që e ka bërë më të bukur ditën tënde.
E treta, një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bësh, është t’i japësh prioritet një kohe të caktuar përgjatë ditës me të. Komunikimi mes jush mund të bëhet paksa i vështirë, ndaj duhet të përpiqeni të siguroni kohën e duhur dhe në atë kohë, personin tjetër ta keni prioritet tuajin.
E katërta, kujtohu të ndërtosh jetën tënde dhe kupto se është normale që edhe personi tjetër të ndërtojë jetën e vet. Mos u përpiq asnjëherë të marrësh nën kontroll edhe jetën e personit që do. Investo tek vetja, por lejoje edhe personin tjetër të rritet dhe të zhvillohet në mënyrën e vet.
Parimi i pestë dhe i fundit, flisni për çdo vështirësi apo ndjesi që keni. Të komunikosh me shkrim është një mënyrë mjaft e mirë për ta shmangur bisedën mbi mënyrën se si ndihesh, si dhe për ta keqkuptuar atë që do të thotë personi, me të cilin po komunikon. Në biseda të rëndësishme, shmangeni komunikimin me tekst dhe zgjidhni të bisedoni me njëri-tjetrin.
Dhe si përfundim, mbani mend se marrëdhëniet në largësi janë të vështira, por mund të jenë edhe të mrekullueshme. Nëse ti mëson ta duash, t’i besosh dhe ta respektosh dikë në distancë, ju të dy do të jeni të pandashëm, kur të jeni pranë.
Burimi / Bota.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.