Lifestyle

October 29, 2020 | 13:25

5 shenjat e zodiakut që duan më intensivisht se të gjithë

Disa shenja të zodiakut janë interpretues të një dashurie të pakushtëzuar dhe pasionante dhe e demonstrojnë atë në çdo mënyrë, me gjeste dhe fjalë që shprehin atë që ndiejnë thellë në zemrën e tyre, në fakt ata e duan intensivisht partnerin e tyre më shumë se aktorët e tjerë të Zodiakut.

Kështu ata bëhen protagonistë të përrallave reale moderne, ku ndjenjat gjithnjë triumfojnë. Duke u nisur nga një dashuri e sinqertë dhe e fortë, ata janë në gjendje të ndërtojnë një marrëdhënie paqësore dhe të qëndrueshme si çift.

Këto shenja të zodiakut janë në gjendje t’i përkushtohen plotësisht personit të tyre të dashur duke i treguar gjithmonë ndjenjat e tyre. Këta aktorë të Zodiakut thurin kështu një marrëdhënie tërheqëse për t’u marrë si shembull i dashurisë së vërtetë dhe të fuqishme.

Demi

Demi, pavarësisht se është një shenjë e qetë dhe e durueshme është shumë aktive në dashuri. Në fakt, qetësia e tij mund të konsiderohet një virtyt i madh që e lejon atë të jetojë më mirë jetën në çift. Për më tepër, natyra e tij e qetë e lejon atë të mos zemërohet dhe të humbasë durimin. Në vend të kësaj, ai bëhet i disponueshëm dhe shpërndan shumë vëmendje në jetën e përditshme dhe intimitetin ndaj të dashurit.

Bricjapi

Të lindurit nën shenjën e Bricjapit janë natyrshëm të prirur të rezervohen, për këtë arsye ata duken njerëz të ftohtë. Në fakt, në dashuri ata e lënë veten të lirë dhe i japin partnerit të tyre shumë demonstrata të dashurisë. Por para se të përfshihen plotësisht në një marrëdhënie dhe para se të tregojnë ndjenjat e tyre duhet të jenë të sigurt. Pasi të kenë konstatuar se mund t’i besojnë partnerit të tyre, atëherë e lënë veten të dashurohen.

Peshorja

Peshorja kënaqet në një histori përrallore kur dashurohet vërtet. Në të vërtetë, në dashuri ajo është e gatshme të jetë plotësisht e sinqertë dhe besnike. Të lindurit nën këtë shenjë udhëhiqen të jetojnë në një atmosferë paqeje dhe qetësie totale. Për këtë arsye atyre nuk iu pëlqejnë diskutimet dhe tensionet me partnerin, në vend të kësaj ata përpiqen në çdo mënyrë të sigurojnë qetësi të madhe në jetën e çiftit.

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje janë shumë të vështirë për tu pushtuar dhe toleruar. Por kur ata arrijnë të hapin zemrat e tyre ata janë në gjendje të jetojnë intensivisht emocionet e tyre. Në fakt, ata janë shumë të apasionuar në jetën e një çifti dhe në afeksionet e tyre në përgjithësi. Kur bien në dashuri, ata janë shumë besnikë dhe të respektueshëm ndaj partnerit të tyre. Për këto arsye ato përmenden midis shenjave të Zodiakut që duan më intensivisht se të tjerët.

Gaforrja

Kushdo që do të vinte bast për të gjetur shenjën e Gaforres në vend të parë do të duhet ta mendojë përsëri. Ajo renditet vetëm në vendin e pestë midis shenjave të zodiakut që duan intensivisht, por të lindurit e kësaj shenje janë akoma të denjë për admirim sepse mund ta bëjnë partnerin e tyre të ndihet i dashur, si askush tjetër. Sidoqoftë, duhet pasur kujdes nga xhelozia e një Gaforreje që është aq e fortë sa nevoja e madhe për të dashur.

 

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top