Kemi arritur në mesin e janarit dhe tashmë i jemi kthyer rutinës normale pas festave. Kthimi në jetën e përditshme na rikthen te problemet e përditshme dhe vullnetin për t’i përballuar ato. Horoskopi mund të na ndihmojë t’i shohim gjërat nga një këndvështrim tjetër dhe të na japë këshilla. Sot duam të flasim për disa shenja me fat që falë kalimit të një planeti të rëndësishëm do të gëzojnë mundësi të jashtëzakonshme. Po flasim për Marsin i cili është një planet i aftë për t’u dhënë forcë atyre që mund të shijojnë efektet e tij.
Pra, një dush i artë po vjen për Gaforren dhe Luanin dhe 3 shenja të zodiakut që më në fund pas javësh të vështira do të mbrohen nga Marsi.
Pasuria për Gaforren dhe Luanin
Këto 2 shenja të zodiakut kanë të përbashkët dëshirën e vazhdueshme për t’u përmirësuar. Kërkimi i vazhdueshëm i perfeksionit sjell rezultatet e veta, të cilat do të mbërrijnë në fund të muajit. Luani jep gjithmonë më të mirën si në punë ashtu edhe në ndjenja. Rritja e të ardhurave do ta shtyjë shenjën e Luanit të ketë eksperienca të reja dhe dëshira për të njohur vende të reja do të jetë gjithmonë më e madhe.
Për Gaforren stabiliteti financiar simbolizon qetësinë. Të lindurit nën këtë shenjë mund të vendosin të investojnë para për të siguruar të ardhura që do t’i ndihmojnë të përmirësojnë standardin e tyre të jetesës. Siç e kemi parë tashmë, viti 2022 do të sjellë dashuri edhe për Gaforret, të cilët do të duhet të përpiqen të qëndrojnë me këmbë në tokë.
Edhe pse viti 2021 ishte një vit i vështirë, viti i ri ka nisur shkëlqyeshëm. Mbështetja e planetit Mars i bën shumë aktivë dhe produktivë të lindurit e shenjës së Shigjetarit. Kjo do të ketë pasoja pozitive në punë, sepse përqendrimi dhe efikasiteti do të arrijnë nivele shumë të larta. Dashuria gjithashtu fillon të marrë kthesën e duhur dhe partneri do të tregohet më i kuptueshëm dhe i vëmendshëm ndaj nevojave të shpirtit binjak. Fati më në fund është rikthyer për Shigjetarin, i cili në vitin 2022 do mund të arrijë majat.
Akrepi
Të lindurit në këtë shenjë kanë përjetuar një 2021 vërtet shtypës. Megjithatë, Akrepi nuk dekurajohet kurrë nga ngjarjet. Në fakt, rrota ka filluar të rrotullohet sërish falë mbështetjes së Marsit, gjë që i bën pjesëtarët e kësaj shenje shumë proaktiv dhe intuitiv. Ky aspekt i drejton Akrepat drejt mundësive më të mira dhe i bën ata të aftë t’i njohin dhe kapin ato. Së fundmi, të lindurit e kësaj shenje do të jenë më luftarak dhe të vendosur për të zgjidhur tensionet e krijuara javët e fundit me partnerin.
Bricjapi
Bricjapët do jenë vërtet të pandalshëm në javët në vijim dhe do të triumfojnë sidomos në vendin e punës. Kjo periudhë shumë me fat është për shkak të tranzitit të Marsit që i bën ata të fortë, të vazhdueshëm dhe këmbëngulës. Këto aftësi do të vlerësohen veçanërisht nga drejtuesit të cilët mund të vendosin të shpërblejnë me një rritje disa të lindur nën këtë shenjë.
Paratë janë shumë të rëndësishme për ambiciet personale të Bricjapëve, të cilët nuk janë kurrë të kënaqur dhe janë mësuar të kërkojnë gjithmonë më të mirën. Pas javësh të vështira, këto vlerësime do t’i bëjnë Bricjapët të lumtur dhe krenarë për statusin e tyre të ri.
Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.