FB

December 14, 2021 | 8:10

5 sjellje që i largojnë partnerët nga njëri-tjetri

 

Dashuria përveçse është e bukur dhe duhet jetuar me gjithë pasionin e saj, ka edhe sfida që duhet përballuar dhe vështirësi, të cilat nëse nuk i kaloni me guxim dhe kurajë mund t’ju fusin në kurthe të rrezikshme. Të krijosh një marrëdhënie të shëndetshme nuk është edhe aq e thjeshtë, nuk ka receta se si duhet të sillesh me partnerin, ndaj edhe ndodh që shpesh çiftet gabojnë. Kemi përzgjedhur pesë sjelle të rrezikshme dhe që ju largojnë nga partneri…

Të filloni një marrëdhënie të re për të zëvendësuar atë të kaluarën. Të qani për dashurinë e humbur, do të thotë që një pjesë e juaja nuk është ende gati për rrugëtimin e takimeve të reja sentimentale.

Të jeni më i shqetësuar për të ardhmen e largët se sa për realitetin që po kaloni. Për shembull, mund të jetë gabim që të flisni rreth angazhimeve apo qëndrimeve ndaj martesës dhe fëmijëve që në tre takimet e para.

Të jeni të tërhequr e të mos zbuloni personalitetin tuaj të vërtetë. Është e vërtetë që ndoshta në fillim të lidhjes nuk ka pse të tregoni çdo gjë, ama disa tipare të karakterit tuaj është mirë që t’i tregoni, në mënyrë që të kuptoni të dy nëse ia vlen të qëndroni bashkë, apo nëse thjesht po humbisni kohë.

Të qëndroni në të njëjtën fazë për një kohë të gjatë. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur jeni ende në fillimet e lidhjes. Nëse shpresoni shumë gjatë, pa një angazhim real, rrezikoni që lidhja të shkatërrohet.

Të takoheni në kohën e gabuar, kur njëri apo të dy partnerët janë më shumë të kushtuar pas karrierës dhe nuk janë të gatshëm për të pasur një lidhje dashurie afatgjatë.

 

Përgatiti: Manjola Ereqi   |   Burimi: PsychoWorld

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top