FB

July 14, 2022 | 10:20

5 tiparet që tregojnë se keni përkrah një person me inteligjencë sociale

Ata me inteligjencë të lartë sociale kanë pika të forta që i lejojnë të përcaktojnë personalitetin e tyre, por si i dalloni njerëzit inteligjentë?

Cilësitë kryesore të njerëzve me inteligjencë sociale

Ndërgjegjësimi për situatën

Njerëzit me inteligjencë sociale janë gjithmonë të prirur të kenë një pasqyrë të qartë të situatës përpara se të veprojnë vetë. Për ta bërë këtë, ata i kushtojnë vëmendje gjesteve të të tjerëve, duke u fokusuar në shprehjet e fytyrës dhe tonin e zërit, për të analizuar me përpikëri se si lidhen me njëri-tjetrin.

Prezenca

Me prezencë, trajneri i komunikimit Michael Thompson kryesisht nënkupton vëmendjen totale ndaj personit të tyre.

Autenticiteti

Të jesh autentik në thelb do të thotë të besosh në veten dhe vlerat e veta dhe për këtë arsye të tregosh veten sa më natyral.

Qartësia

Për qartësi, Michael Thompson i referohet aftësisë për t’u shprehur në një mënyrë të qartë dhe të kuptueshme, por edhe për të ditur se si të komunikoni mesazhin që dëshironi t’u përcillni të tjerëve sa më saktë që të jetë e mundur.

Empatia

Empatia është ndoshta shtylla më e rëndësishme e inteligjencës sociale, pasi është aftësia për t’u lidhur drejtpërdrejt me të tjerët për të kuptuar këndvështrimin e tyre dhe për të ndarë sinqerisht ndjenjat e tyre.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top