Mirëqenie

March 30, 2018 | 14:26

5 ushqimet e dëmshme për bebat

Kur fëmija është rreth 6-muajsh zakonisht i fillohen ushqimet e ngurta. Por ka disa kategori ushqimesh që janë shumë të dëmshme për bebin. Ja cilat janë ato:

Ushqime si çibukë, kikirikë etj

Një sasi shumë e vogël e këtyre produkteve krijon ndjesinë e ngopjes duke lënë me pak hapësirë për ushqime të pasura me lëndë ushqyese. Përveç kësaj këto produkte përmbajnë sasi të lartë kripe që është e dëmshme për fëmijët e vegjël.

Ushqimi i gatshëm për të rritur

Ushqimi i gatshëm për të rriturit dhe fëmijët më të mëdhenj zakonisht ka një përmbajtje të lartë të kripës dhe sheqerit. Kjo i bën ato të papërshtatshme për foshnjat.

Ëmbëlsirat dhe çokollatat

Edhe pse fëmijët i pëlqejnë shumë ato është mirë t’i mbani larg tyre. Edhe nëse i jepni ëmbëlsira, jepjani kur është duke ngrënë një vakt sepse kështu rritet sasia e pështymës që mbron smaltin e dhëmbëve.

Pijet e gazuara

Fëmija nuk duhet kurrsesi të pijë pije të gazuara. Aciditeti i tyre dëmton të vegjlit si dhe shkaktojnë mbipeshën.

Lëngje frutash

Lëngu i  frutave  mund të tingëllojë si një opsion i shëndetshëm. Ato kanë sasi të larta sheqeri. Në vend të lëngut, më mirë jepini frutat siç janë, pa i shtrydhur.

Burimi / https://www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top