Këshilla & Arsye

March 30, 2018 | 14:35

Shkaqet që çojnë në mungesën e përqendrimit të fëmijëve dhe si ta trajtojmë?

Mungesa e përqendrimit është një problem që haset shpesh tek fëmijët. Përqendrimi i tyre është i limituar madje edhe tek lodrat e reja të cilat arrijnë të tërheqin vëmendjen e tyre vetëm për pak orë. Por ky problem vihet më shumë re gjatë aktiviteteve që kërkojnë përqendrim më të lartë, si për shembull gjatë zhvillimit të detyrave të shtëpisë.

Si ta dallojmë nëse fëmija ka probleme me përqendrimin?

Nëse fëmija juaj ka probleme me përqendrimin, ju mund të vini re këto shenja:

Nuk ulet në një vend për një kohë të gjatë dhe shpërqendrohet lehtë.

I humbet shpesh gjërat e tij dhe nuk është i organizuar.

Ka probleme me kujtesën.

Nuk përqendrohet dot te detyrat e shtëpisë.

Ndonjëherë ka sjellje agresive.

Cilat janë arsyet pse fëmijët kanë probleme me përqendrimin?

Mungesa e gjumit;

Stresi;

Dieta e gabuar;

Detyra shumë të vështira.

Si t’i ndihmojmë fëmijët të përmirësojnë  përqendrimin e tyre?

  1. Tregohuni të duruar me fëmijën tuaj dhe përpiquni të kuptoni problemin e tij.
  2. Minimizoni shpërqendrimet pasi truri i fëmijëve nuk mund të filtroj zhurmat e ambientit për t’u përqendruar vetëm në një detyrë. Ndaj sigurohuni që askush të mos i flasë dhe televizori të jetë i fikur ndërkohë që ai studion apo bën detyrat.
  3. Reduktoni kohën përpara ekranit dhe inkurajojeni të kryejë aktivitete apo të zhvillojë lojëra të cilat kërkojnë përqendrim të lartë.
  4. Jepini më shumë përgjegjësi duke i dhënë detyra të thjeshta dhe shpërblejeni pas kryerjes se tyre.
  5. Inkurajojeni të jetë aktiv fizikisht, kjo pasi sportet e ndryshme janë të mrekullueshme për forcimin e përqendrimit si dhe kanë shumë përfitime të tjera shëndetësore.

Burimi / https://www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top