Mirëqenie

November 13, 2019 | 8:30

5 ushtrimet që ju ndihmojnë të shmangni vdekjen e parakohshme

Aktivitetet e mëposhtme përveç se janë të lehta ju ndihmojnë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut, kolesterolit dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Ja cilat janë pesë ushtrimet magjike që ju ndihmojnë të shmangni vdekjen e parakohshme.

Noti

Notarët kanë 28% rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme dhe 41% rrezik më të ulët të vdekjes si rezultat i sëmundjeve të zemrës apo sulmit në tru. Raporti gjithashtu ka treguar se noti është ushtrim me kosto efektive, i sigurt dhe i mirë për personat e të gjitha moshave, ndërkaq u ndihmon të moshuarve të qëndrojnë në formë të mirë mendore dhe fizike. Përveç tyre, noti i ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësitë fizike, kognitive dhe sociale.

Tenisi

Shkencëtarët kanë zbuluar se tenisi zvogëlon me 47% rrezikun e vdekjes në çfarëdo moshe. Ky studim është publikuar në revistën “British Journal of Sports Medicine” dhe ka analizuar përgjigjet e mbi 80,000 të rriturve.

Vrapimi

Studimet e publikuara në revistën “British Journal of Sports Medicine” kanë dëshmuar se vrapimi mund të ulë rrezikun e vdekjes së parakohshme pavarësisht se sa shumë vraponi apo me çfarë shpejtësie. Autorët madje kanë raportuar se edhe nëse vraponi vetëm një herë në javë, është shumë më mirë sesa të mos vraponi fare.

Joga

Përveçse përmirëson forcën, fleksibilitetin dhe frymëmarrjen, joga ulë edhe rrezikun për sëmundje të zemrës duke ulur indeksin e masës trupore (BMI-në), kolesterolin dhe shtypjen e gjakut. Një studim i kryer nga kardiologët amerikanë ka zbuluar se njerëzit që e kombinojnë jogën me ushtrime aerobike, siç është vrapimi apo noti, kanë dyfish zvogëlim të BMI-së, niveleve të kolesterolit dhe shtypjes së gjakut.

Ecja e lehtë

Studime të shumta kanë sugjeruar se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë mund të jetë faktor rreziku për vdekje të parakohshme. Studimet britanike kanë treguar se edhe aktivitetet e lehta, siç është ecja, mund ta ulin rrezikun e vdekjes me 18%.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top