Teste

November 13, 2019 | 8:29

Test / Zbulo koeficientin e drojës tënde

1. Teksa flisni në një grup njerëzish disa prej të cilëve janë të panjohur, bëni një gafë… Mendoni:

a.I ndodh kujtdo.. do ta zhdramatizoj me një batutë.

b.Herën tjetër do të jem më i kujdesshëm.

c.Çfarë figure… jam kot fare.

 

2. Jeni në një festë dhe vini re, teksa jeni duke ngrënë, se dikush iu sheh.

a.Vazhdoni të hani qetësisht, është normale që dikush të shohë lart e poshtë.

b.Do ta keni bezdisur, por vazhdoni të hani.

c.Viheni në siklet dhe ndalni së ngrëni.

 

3. Kur bisedoni me të tjerët:

a.E shprehni pa problem mendimin tuaj.

b.Me hezitim dhe i pasigurt e thoni çfarë mendoni.

c.Kufizoheni duke dëgjuar. Trembeni ta shprehni mendimin.

 

4. Kur iu bëjnë një kompliment…

a.Ndiheni i përkëdhelur.

b.Iu bëhet qejfi, edhe pse komplimenti iu duket pak i zmadhuar.

c.Viheni në siklet dhe ndonjëherë skuqeni.

 

5. Në restorant iu shërbejnë një pjatë të gatuar keq:

a.Ia bëni menjëherë të ditur kamerierit dhe i kërkoni tua zëvendësojë pjatën.

b.Ia thoni atyre që keni në tavolinë dhe porosisni diçka tjetër.

c.Vazhdoni ta hani pa i thënë askujt, pastaj ndoshta e lini pak më vonë…

 

6. Kur flisni me dikë që iu sheh në sy:

a.S’keni vështirësi ta kryqëzoni shikimin.

b.Ndiheni disi në siklet dhe herë pas here largoni shikimin.

c.Jeni në siklet dhe ulni sytë poshtë.

 

7. Pasi keni blerë një veshje në dyqan vini re se ka një defekt të vogël:

a.Ktheheni menjëherë në dyqan dhe kërkoni tua ndërrojnë.

b.E keni bezdi të ktheheni por i jepni kurajë vetes e shkoni.

c.E mbani atë që keni blerë dhe herën tjetër do të jeni më i kujdesshëm.

 

8. Gjykimi i të tjerëve…

a.Nuk iu intereson.

b.Ka një farë vlere, por përpiqeni me vështirësi të mos i jepni edhe aq rëndësi.

c.Eshtë shumë i rëndësishëm, kushtëzon sjelljet dhe zgjedhjet tuaja.

 

9. Ftoheni të flisni në një takim.

a.E bëni pa asnjë problem.

b.Pranoni të shkoni edhe pse jeni shumë nervoz dhe i shqetësuar.

c.Trembeni shumë dhe kërkoni arsye për të mos shkuar.

 

10. Iu pëlqen shumë dikush dhe doni t’i lini një takim intim.

a.Nuk mendoni gjatë dhe e ftoni.

b.Ndiheni në siklet, por pasi hezitoni gjatë e ftoni.

c.E lini magjepsjen të kalojë. Nuk arrini ta merrni nismën.

 

11. Hyni në një dhomë ose vend ku ka njerëz të tjerë.

a.E bëni pa problem.

b.Iu duhet të bëni një sforco.

c.Ndiheni në qendër të shikimeve, situata iu provokon një siklet të madh.

 

12. Skuqeni…

a.Kurrë ose pothuaj kurrë.

b.Ndonjëherë.

c.Shpeshherë.

 

13. Me cilin nga pohimet e mëposhtme jeni më së shumti dakord?

a.Është e paarsyeshme të mendosh t’u pëlqesh të gjithëve.

b.Veshja nuk e bën mbretin, ama…

c.Është e rëndësishme të bësh gjithnjë një përshtypje të mirë te të tjerët.

 

1

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top