Studim

February 14, 2018 | 11:54

Studim / Përdorimi i kanabisit në emergjencë, lufton atakun në zemër dhe tru

Gjatë një emergjence kardiake, ndalim i papritur i qarkullimit të gjakut vendos në stres pjesën tjetër të trupit. Gjatë arrestit kardiak, oksigjeni dhe nutrientët e tjerë, ndërpriten.

Dëmtimi i vërtetë ndodh kur pacienti ‘rilind’ dhe qarkullimi i gjakut kthehet. Kthimi i shpejtë i qarkullimit të gjakut shpesh sjell dëmtime (ischemia në regjione të ndryshme të trurit). Ky dëmtim sekondar, shoqërohet me dëmtim oksidativ që bën që neuronet të vdesin. Por kanabinoidet duket se mbrojnë goxha mirë kundër dëmtimeve të trurit. Kërkuesit kinezë nga Fudan University Shanghai, gjetën rrugën se si të mbrohen kundër dëmtimit oksidativ dhe si të parandalojnë vdekjen e neuroneve. Për herë të herë, kërkuesit treguan se cannabidioli (CBDs), mund të mbrojë trurin nga ischemia dhe dëmtimet e reperfuzionit. Cannabidioli është njëri nga shumë cannabinoidet e gjetur në bimën Cannabis sativa. Por ekstrakti i cannabis ka 40% më pak cannabidiole dhe pikërisht ky përbërës aktiv, mund të përdoret shpejtë në dhomat e emergjencës për të parandaluar dëmtimin e trurit i cili mund të shoqërohet pastaj edhe me atak në zemër.
Specialist i zemrës, dr. Sean McCormick, beson se cannabidiolet së shpejti do jenë mjekësinë emergjente. Ai shprehet se duhet të jenë patjetër në dhomat e emergjencës pasi jo vetëm që parandalon por edhe mund të shërojnë dëmtimet ekzistuese. Kërkuesit kinezë rekomandojnë përdorimin mjekësor të kanabidioleve për të gjitha llojet e çrregullimeve neurologjike. Evidencat tregojnë se CBD është një molekulë me veçori të fuqishme neuroprotektive, të cilat mund të përdoren në çrregullimet neurodegjenerative. Jo vetëm kaq, por ka edhe efekte anti- inflamatore, imunomodulatore, të demostruara in vivo dhe in vitro. Gjatë një eksperimenti me minj, në trurin e tyre, kërkimet demostruan se CBD mbron neuronet nga deprivimi oksigjen- glukozë dhe dëmtimet e perfuzionit, mbron kundër krizave mitokondriale, metabolizmin qelizor dhe citotoksicitetin.

Çelësi i suksesit ishte në mënyrën se si CBD çliron nga stresi oksidativ, duke formuar energji në mitokondri. Kjo nëpërmjet aktivizimit të rrugës së pentoze fosfatit në qelizat nervore. Në revistën Redox Biology, kërkuesit thanë se CBD përmirëson dukshëm frymëmarrjen bazale, raportin e konsumimit të oksigjenit të lidhur për ATP-në, kapacitetin respirator, stimulon metabolizimin e glukozës nëpërmjet rrugës së pentoze fosfatit për të balancuar energjinë gjatë ishemisë neurologjike dhe reperfuzionit. Cannabis përmban mbi 100 kanabinoide që kanë filluar të hulumtohen nga universitete dhe shkencëtarë të ndryshëm. CBD është një dizajn inteligjent që ndërvepron me receptorët dhe qelizat për të lejuar trupin që të shërojë veten.

Burimi / Mësimet e Diolës

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top