Këshilla & Arsye

November 8, 2018 | 2:30

6 gjërat që duhet t’i mbani gjithmonë sekret

Ka disa gjëra që nuk duhet t’i tregohen askujt, por të mbahen sekrete. Kjo është ajo që na këshillojnë kulturat orientale. Në kohët e lashta mençuria ishte shumë më e përhapur dhe më e praktikuar në krahasim me ditët tona. Për fat të mirë, shumë nga mësimet e popujve të lashtë kanë ardhur tek ne dhe mbeten parime të vlefshme përkundër gjithë kohës së kaluar.

Mbi të gjitha, mençuria lindore paraqet një udhëzues të çmuar në udhëtimin tonë drejt përmirësimit personal dhe qetësisë. Dhe mes mësimeve të rëndësishme të jetës, ne duam të sugjerojmë atë që ka të bëjë me heshtjen. Duke praktikuar fshehtësinë, mbani këto 6 gjëra për veten tuaj:

1- Mos zbuloni planet tuaja për të ardhmen

Ndarja e projekteve tuaja me njerëz të tjerë mund të jetë një nismë e dëmshme, duke shkaktuar dekurajim, frustrim. Idetë negative të të tjerëve mund të demotivojnë, kushtëzojnë dhe frenojnë momentin tonë.

2- Mos flisni për problemet tuaja shëndetësore

T’u tergosh të tjerëve lodhjen, një shqetësim, një vështirësi emocionale, nuk është e nevojshme. Ne duhet të mësojmë të përballojmë vështirësitë, të kërkojmë këshillën e mjekut, të mos mbështetemi në fuqinë e të tjerëve.

3- Mos u mburr për bujarinë tënde

E mira duhet të bëhet në heshtje. Veprimet bamirëse nuk kanë nevojë për reflektime dhe duartrokitje kur ato janë autentike. Për më tepër, duke i bërë ato publike, rrezikoni të poshtëron ata që i kanë marrë ato. Praktikojini veprat tuaja të mira me maturi dhe taktikë.

4- Mos u mburr me forcën dhe aftësitë tuaja

Talentet, cilësitë, dallohen lehtësisht. Nuk është nevoja të mburreni dhe të tregoni për të marrë vlerësime. Mos harroni se ata që shkëlqejnë me dritën e tyre, gjithashtu shkëlqejnë edhe në errësirë.

5- Shmangni thashethemet

Të ofendoni, të gjykoni, të flisni keq për të tjerët nuk është kurrë sjellje e ndershme. Thashethemet shpesh janë produkt i zilisë dhe tregojnë nivelin e ulët intelektual.

6- Mos zbuloni detaje intime të jetës suaj

Një qëndrim që kohët e sotme përkrahet nga shumë pak njerëz. Çdo gjë në lidhje me jetën e dikujt është në dispozicion të gjithëve. Në dispozicion të kuriozitetit me qëllim të keq dhe të djallëzuar. Rrjetet sociale janë prova e kësaj. Imazhe, grindje, detaje të jetës personale të publikuara në një ritëm të shpejtë dhe në dobi të atyre? Zbulimi i detajeve shumë intime na bën të prekshëm.

 

Burimi / www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top