Lifestyle

October 4, 2018 | 13:37

6 ide për të pikturuar muret tuaja në një mënyrë unike dhe origjinale (Video)

Shtëpia jonë është e rëndësishme, është vendi ynë i veçantë dhe për këtë arsye duhet të pasqyrojë shijet tona sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të ndihemi rehat dhe të qetë. Jo gjithmonë idetë që kemi në mendje janë të thjeshta për t’u zbatuar, nganjëherë sepse ato mund të jenë të shtrenjta, nganjëherë sepse mendojmë se ato janë tepër të komplikuara për t’u vënë në praktikë.

Megjithatë, Web-i ofron shumë zgjidhje që mund të na ndihmojnë t’i japim personalitet shtëpisë tonë, ashtu si videon e mëposhtme që na tregon si të rikrijojmë stilet unike dhe origjinale për muret e shtëpisë.

Valët

Për të krijuar një efekt të jashtëzakonshëm në muret e shtëpisë mund të mbani mend lëvizjen e valëve të detit, mund të përdorni një shpatull me dhëmbë. Para së gjithash, me një furçë të butë, ju do të duhet të vendosni një shtresë boje në mur dhe me shpatullën me dhëmbëza krijoni efektin valë.

Efekti i drurit

Për t’u dhënë një pamje të veçantë mureve mund të krijojmë një efekt të mrekullueshëm druri; për ta bërë këtë ne vetëm duhet të marrim një tub të ngurtë, në të cilën do të duhet të formojmë disa qarqe të ngritura duke filluar nga më i madhi tek më i vogli. Pastaj, lyejmë murin me ngjyrën që ne preferojmë dhe menjëherë mbi të rrokullisim tubin e ngurtë për të krijuar efektin e drurit.

Vija vertikale lëvizëse

Me një hollues petash dhe disa shirita silikoni mund të krijojmë një efekt të mrekullueshëm në muret tona. Ju mund të përdorni çdo lloj ngjyre, por ngjyra që ka shumë kontrast nga baza e murit jep një efekt më të bukur dhe më të dukshëm. Aplikoni disa shirita silikoni në një hollues petash, pastaj lyejeni me bojë dhe thjesht rrëshqiteni në mur.

Efekti i zbukuruar me vizatim

Për të krijuar një efekt të veçantë të pa barabartë në muret e shtëpisë sonë, ne mund të përdorim një copë leckë të thjeshtë ose një çorape të vjetër. Para së gjithash duhet të rrokulliset pëlhura në vetvete, duke krijuar një lloj tamponi, pas së cilës do të duhet ta zhytësh në bojë dhe më pas rrëshqiteni në mur.

Muri shumëngjyrësh

Për ata që duan të japin një kontakt të ngjyrave në muret e tyre, por gjithashtu të krijojnë një efekt ndryshe nga ato që shihen zakonisht duke përdorur ngjyra të ngjashme, ju nuk mund ta humbisni këtë teknikë të thjeshtë. Për ta bërë këtë, do të duhet të mbështillni një furçë lyerjeje me një qese plastike dhe ta lidhni atë me një brez gome. Pastaj, duhet ta zhytësh në të paktën tre ngjyra të ndryshme boje dhe më pas ta kalosh në mur. Efekti është me të vërtetë shumë i veçantë.

Dekorime me forma të ndryshme të bëra vetë

Për të dekoruar murin tuaj me format që pëlqeni më shumë mund të gjeni lloje të ndryshme në treg, por gjithashtu mund t’i krijoni ato vetë në mënyrë që të jenë sa më unike. Për ta bërë këtë, duhet të gjeni dizajnin e formës që preferoni, më pas vendoseni në një qese transparente dhe priteni. Pas kësaj, ngjiteni qesen në mur dhe përmes një ruli kaloni mbi të bojën.

 

https://www.facebook.com/5min.crafts/videos/1952315808181383/

Burimi / curiosandosimpara.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top