Në fokus

October 11, 2018 | 9:35

6 karakteristikat e njerëzve emocionalisht të paqëndrueshëm

 

Plagët emocionale rriten dhe bëhen gjithnjë e më serioze. Si rezultat, njerëzit bëhen më të brishtë dhe të ndjeshëm, duke humbur kontrollin emocional edhe me gjëra të vogla. Emocionet e tyre mund të zgjasin për orë të tëra apo edhe ditë. Identifikimi i këtij çrregullimi është jetësor në mënyrë që viktimat të marrin udhëzimet dhe mbështetjen e nevojshme për të shëruar veten.

Më poshtë janë 6 karakteristikat e njerëzve emocionalisht të paqëndrueshëm:

  1. Impulsiviteti

Këta njerëz kanë tendencë të veprojnë në mënyrë impulsive dhe rrallë ndalojnë të mendojnë për pasojat e veprimeve të tyre, si për vete ashtu edhe për ata rreth tyre. Impulsiviteti i tyre shpesh i drejtohet rrezikut, siç është abuzimi me alkoolin ose shpenzimet e panevojshme.

  1. Probleme me ndjenjat negative

Njerëzit emocionalisht të paqëndrueshëm kanë ndjenja të forta zemërimi dhe shpesh nuk dinë se si të merren me to. Pra, ata janë shpesh agresivë dhe të dhunshëm. Ata nuk dinë të menaxhojnë dhe shprehin zemërimin e tyre në mënyrë të shëndetshme.

  1. Vështirësi në mbajtjen e marrëdhënieve

Duke qenë emocionalisht të paqëndrueshëm, këta njerëz e kanë të vështirë të mbajnë një marrëdhënie të shëndetshme. Ndjenjat e tyre janë gjithnjë në lëkundje mes dashurisë dhe pasigurisë. Ata fillojnë të luftojnë dhe të vendosin se duan të jenë vetëm, disa ditë më vonë ata pendohen dhe kërkojnë falje.

  1. Gjumi i trazuar

Njerëzit emocionalisht të paqëndrueshëm kanë probleme me gjumin për shkak të nivelit të lartë të stresit. Mendjet e tyre punojnë në çdo kohë, duke përsëritur ngjarjet e ditës, gjë që e bën gjumin të vështirë.

  1. Dramatik

Këta njerëz kanë tendencë të kenë reagime dramatike sepse nuk kanë kontroll të mirë të emocioneve të tyre. Shumë njerëz i emërojnë ata si mbretëresha e dramës, por e vërteta është se ata e kanë të vështirë të sillen ashtu siç dëshirojnë.

  1. Mungesa e vizionit

Për shkak se e kanë të vështirë të shohin qartë dhe planifikojnë, ata gjithashtu e kanë të vështirë të mendojnë për të ardhmen. Një tjetër gjë që i pengon ata të vendosin synime të reja është shpërqendrimi me emocionet e tyre, të cilat janë pothuajse gjithmonë jashtë kontrollit.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top