Lifestyle

October 11, 2018 | 10:07

Samantha Markle dëbohet nga Kensington Palace: E motra, Meghan nuk donte ta shihte

Samantha, gjysmë motra e Meghan Markle, shkon e paftuar në Kensington Palace dhe rojet e përzënë. Në një lajm që ndoshta nuk habit askënd, vjen konfirmimi se Samantha Markle nuk u takua me gjysmë motrën Meghan gjatë vizitës së saj në Londër dhe që në të vërtetë Samantha u dëbua nga rojet e Kensington Palace si një mysafir i paftuar dhe pak i vlerësuar.

Sipas The Sun, Samantha Markle, 53 vjeç, në të vërtetë u ndje e shqetësuar dhe e turpëruar nga reagimi i rojeve, ndërsa ajo u përpoq të vizitonte dukeshën e Sussex pas bisedave të tyre të hidhura.

Arsyeja e refuzimit

Nuk është për t’u habitur që Meghan Markle nuk donte ta takonte motrën e saj pas gjithë gjërave të këqija që kjo e fundit kishte thënë për familjen mbretërore.

Herën e parë që Samantha kishte goditur gjysmë-motrën e saj të famshme ishte pas bërjes publike të lidhjes së saj të dashurisë me Princ Harry, duke e quajtur Meghan një alpiniste shoqërore të papërshtatshme për të qenë pjesë e një familje mbretërore.

Pasi Meghan dhe Harry vendosën të mos e ftojnë Samanthën në dasmë gjërat u acaruan më shumë dhe motra e Meghanit mori pjesë në një seri intervistash në muajt para dhe pas martesës, ku ajo sulmoi çiftin pa u menduar shumë gjatë dhe duke e krahasuar Princin Harry me një lloj brejtësi.

Një letër për Meghan

Mirror raporton se kur Samantha Markle shkoi në Kensington Palace pa patur një ftesë, rojet e sigurisë refuzuan ta linin atë të hynte.

Pas refuzimit, ajo i dha një letër sigurisë së Pallatit të Kensingtonit drejtuar Meghan. Edhe pse Samantha ka kërkuar disa herë falje publike për Meghan, kjo vizitë në Kensington Palace duket të jetë një tjetër lëvizje që ajo të marrë më shumë vëmendje.

 

Burimi / www.grazia.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top