A është vetëvlerësimi juaj në copa të thyera? Mos u shqetësoni, ne do t’ju ndihmojmë ta zgjidhni! Ndiqni këto sugjerime dhe pastaj na tregoni nëse kanë funksionuar.
6 këshilla për rritjen e vetëbesimit:
– Mendoni pozitivisht për pasojat e veprimeve tuaja. Përcaktoni qëllimin tuaj përfundimtar dhe përqendrohuni në të, pa harruar të kënaqeni me të gjitha gjërat që gjeni në rrugën tuaj.
– Fokusoni problemet tuaja dhe mendoni për to duke i parë nga jashtë, nëse janë aq serioze. Mos u largoni prej tyre, përballuni me to dhe merrni parasysh pasojat negative që mund të vijnë prej tyre.
– Kur hasni diçka të re, mendoni se e keni bërë atë më parë.
– Mos lejoni që zërat e brendshëm t’ju bllokojnë, zëri i vetëm që ka rëndësi është juaji. Mos mendoni, veproni.
– Vlerësojeni veten realisht. Ne të gjithë kemi pika të forta dhe të dobëta, ne duhet të mësojmë të jetojmë me to.
– Është mirë që sa herë të jetë e mundur, ilaçet të mund të shmangen.
Burimi / emozionifeed.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.