Gripi stinor është një infeksion akut viral shumë ngjitës. Rruga e transmetimit është ajo orofaringeale. Gripi stinor transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri nëpërmjet kollitjes, teshtimave ose indirekt nga dhënia e dorës një personi të infektuar apo prekja e objekteve të ndotura me virusin e gripit stinor dhe më pas ata prekin sytë, gojën apo hundën.
Viruset përhapen në ajër dhe nëpërmjet grimcave të ajrit kalojnë në grykë e hundë, shtohen dhe mbas 1-4 ditë japin shenjat e gripit stinor. Mënyra më e mirë për të parandaluar gripin sezonal është të vaksinoheni çdo vit. Por, zakonet e mira shëndetësore shpesh mund të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së mikrobeve dhe parandalimin e sëmundjes të gripit. Gjithashtu, ka edhe medikamente antivirale, që mund të përdoren për të trajtuar dhe parandaluar gripin.
Ja disa këshilla për ta parandaluar këtë sëmundje:
- Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit e sëmurë
- Shmangni kontaktet e ngushta me njerëz të sëmurë. Kur jeni të sëmurë, mbani distancën tuaj nga të tjerët për t’i mbrojtur ata nga gripi.
- Qëndroni në shtëpi kur jeni të sëmurë
- Nëse është e mundur, qëndroni në shtëpi nga puna, shkolla dhe detyrat kur jeni i sëmurë. Kjo do të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së sëmundjes suaj te të tjerët.
- Mbuloni gojën dhe hundën
- Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtini. Mund të ndikojë që ata që janë përreth jush të mos sëmuren.
- Pastroni duart
- Larja e duarve shpesh do t’ju ndihmojë të mbroheni nga mikrobet. Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, fërkojini duart me alkool.
- Shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës
- Gripi shpesh përhapet kur një person prek diçka që është e ndotur me mikrobe dhe më pas prek sytë, hundën ose gojën.
- Praktikoni zakone të tjera të mira shëndetësore
- Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet e prekura shpesh në shtëpi, në punë ose në shkollë, sidomos kur dikush është i sëmurë.
- Flini gjumë mjaftueshëm, jini fizikisht aktivë, menaxhoni stresin, pini shumë lëngje dhe hani ushqim të mirë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.