Këshilla & Arsye

October 26, 2017 | 11:40

6 këshilla për të parandaluar gripin. Mënyra më e mirë është vaksinimi

Gripi stinor është një infeksion akut viral shumë ngjitës. Rruga e transmetimit është ajo orofaringeale. Gripi stinor transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri nëpërmjet kollitjes, teshtimave ose indirekt nga dhënia e dorës një personi të infektuar apo prekja e objekteve të ndotura me virusin e gripit stinor dhe më pas ata prekin sytë, gojën apo hundën. Viruset përhapen në ajër dhe nëpërmjet grimcave të ajrit kalojnë në grykë e hundë, shtohen dhe mbas 1-4 ditë japin shenjat e gripit stinor. Mënyra më e mirë për të parandaluar gripin sezonal është të vaksinoheni çdo vit. Por, zakonet e mira shëndetësore shpesh mund të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së mikrobeve dhe parandalimin e sëmundjes të gripit. Gjithashtu, ka edhe medikamente antivirale, që mund të përdoren për të trajtuar dhe parandaluar gripin.

Young woman having flu blowing her nose

Ja disa këshilla për ta parandaluar këtë sëmundje:

  • Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit e sëmurë
  • Shmangni kontaktet e ngushta me njerëz të sëmurë. Kur jeni të sëmurë, mbani distancën tuaj nga të tjerët për t’i mbrojtur ata nga gripi.
  • Qëndroni në shtëpi kur jeni të sëmurë
  • Nëse është e mundur, qëndroni në shtëpi nga puna, shkolla dhe detyrat kur jeni i sëmurë. Kjo do të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së sëmundjes suaj te të tjerët.
  • Mbuloni gojën dhe hundën
  • Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtini. Mund të ndikojë që ata që janë përreth jush të mos sëmuren.
  • Pastroni duart
  • Larja e duarve shpesh do t’ju ndihmojë të mbroheni nga mikrobet. Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, fërkojini duart me alkool.
  • Shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës
  • Gripi shpesh përhapet kur një person prek diçka që është e ndotur me mikrobe dhe më pas prek sytë, hundën ose gojën.
  • Praktikoni zakone të tjera të mira shëndetësore
  • Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet e prekura shpesh në shtëpi, në punë ose në shkollë, sidomos kur dikush është i sëmurë.
  • Flini gjumë mjaftueshëm, jini fizikisht aktivë, menaxhoni stresin, pini shumë lëngje dhe hani ushqim të mirë./gsh.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top