Këshilla & Arsye

February 5, 2018 | 10:45

6 këshilla se si të ndalojmë gërhitjen

Është e trishtueshme të zbuloni se partneri juaj i ri gërhet në gjumë. Akoma më keq është që partneri t’ju zgjojë nga gjumi e t’ju thotë se nuk arrin dot të flejë sepse ju gërhisni. Lajmi i mirë është se mund ta ndreqni këtë problem.

Ajo që ndodh kur ju gërhisni është dridhje e indit të butë të fytit tuaj. Kur flini, muskujt relaksohen. Kjo i ngushton rrugët e frymëmarrjes dhe bën të mundur gërhitjen kur flini.

Doktorët sugjerojnë disa gjëra që mund të bëni në shtëpi për ta reduktuar ose ndalur gërhitjen. Megjithatë nëse keni ende probleme duhet t’i drejtoheni mjekut. Ndërkohë hidhini një sy këtyre këshillave:

Pastroni hundët me ujë

Është mirë që para gjumit të pastroni hundët me ujë. Kështu mban grumbullimin e papastërtive nën kontroll dhe sinuset e pastra. Sigurohuni që të përdorni ujë të distiluar ose të zjerë për këtë proces.

Qëndroni të hidratuar gjithë ditën (dhe natën)

Kur hunda dhe sinuset thahen çon në gërhitje sepse irriton dhe skuq rrugët e frymëshkëmbimit. Konsumoni lëngje gjatë gjithë ditës dhe përpara gjumit provoni të mbani kokën në avull për pak minuta.

Flini anash

Për të reduktuar gërhitjen, mundohuni të flini me shpinë sa më pak të jetë e mundur. Kur flini me shpinë muskujt relaksohen te pjesa e pasme e fytit dhe e bën të vështirë frymëmarrjen.

Mos pini alkool para gjumit

Alkooli gjithashtu ngushton muskujt e rrugëve të frymëmarrjes e për pasojë shkakton gërhitjen. Disa orë përpara gjumit është mirë të mos konsumoni alkool.

Bëni një dush të nxehtë

Kjo lidhet me pikën e dytë. Avulli  do të hapë rrugët e frymëmarrjes, do zbusë irritimet e skuqjet që mund të keni dhe do të largojë sekrecionet e hundës.

Mos i injoroni alergjitë

Gërhitja mund të vijë si pasojë e ndonjë alergjie. Nëse nuk jeni në dijeni, bëni një kontroll te mjeku për të zbuluar nga se reagon keq trupi juaj.

Burimi / http://www.gazetamonitor.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top