Mirëqenie

February 5, 2018 | 10:30

Hapat e një sipërmarrësi të suksesshëm…

 

Njerëzit janë më të rëndësishëm se strategjia

Nëse punoni me personat e duhur do të kuptoni se njerëzit janë më të rëndësishëm se strategjia. Në rast se keni personat e duhur pranë vetes edhe do të gjeni ide të mrekullueshme të cilat do të kenë sukses. Nëse filloni me një ide dhe provoni të gjeni talentin më pas gjasat janë të dështoni.

Kuptoni nevojat e konsumatorëve

Shkolla e biznesit ju mëson rëndësinë e dëgjimit të konsumatorëve. Kjo është mirë nëse dini se çfarë të dëgjoni. Nganjëherë konsumatorët nuk e dinë se çfarë iu nevojitet por mund ta përshkruajnë atë që duan ose atë që nuk duan. Henry Ford ka thënë, “Nëse do i pyesja konsumatorët se çfarë dëshirojnë ata do të dëshironin kuaj më të shpejtë”. Pavarësisht a është kjo e mundur apo jo. Biznesi juaj drejtohet nga aftësia juaj për të ditur çfarë duan njerëzit, jo atë që thonë se e duan.

Madhësia e tregut është gjithçka

Kur sipërmarrësit kapitalistë marrin parasysh një investim ata mundohen të parashikojnë tregun potencial. Dominimi në një treg të vogël kërkon 10 herë më shumë përpjekje. Shikoni se sa e madhe është mundësia juaj dhe cilat pjesë të tregut mund t’i zotëroni.

Mendoni se jeni ju konsumatori

Sa herë i keni parë punonjësit duke vepruar kundër interesave të kompanisë së tyre, për shkak se rregullat e kompanisë i kanë bërë të veprojnë në atë mënyrë? Miliarda dollarë humbasin çdo vit për shkak se punonjësit bëjnë atë që iu thuhet jo atë që mendojnë se duhet të bëjnë. Nëse vazhdimisht vini veten në pozitë të konsumatorit dhe dëgjoni stafin tuaj, ju do të eliminoni çmenduritë.

Kuptoni kulturën tuaj

Bizneset ashtu sikurse edhe familjet  kanë vlera dhe një mënyrë jetese të caktuar. Është e rëndësishme që ndërkohë që ju rriteni personat që përfshihen të ndajnë po të njëjtat vlera. Për shembull nëse kompania juaj ka një kulturë argëtuese ku ju fuqizoni njerëzit dhe nuk e merrni veten shumë seriozisht, atëherë mos punësoni njerëz të cilët dëshirojnë një zyrë në qoshe dhe një asistent. Kultura ose e ndihmon ose e prish një kompani. Nëse nuk e dini se cila është kultura e kompanisë tuaj ka ardhur momenti ta kuptoni.

Koordinimi është gjithçka

Një nga arsyet më kryesore që lidhet drejtpërdrejt me suksesin apo dështimin e një  kompanie është mënyra e koordinimit. Të qenit në vendin e duhur dhe në  kohën e duhur është shumë e rëndësishme. Në jetë ju nuk dini gjithmonë gjithçka deri sa ta provoni. Para se të ishte Google, kishte shumë makineri të tjera kërkimi. A i kujtohet dikujt Lycos? Ishte shumë e madhe në kohën e saj. Pastaj erdhi Google dhe pjesa tjetër është histori. Google nuk krijoi diçka më të mirë, por e krijoi atë në kohën e duhur.

Mendoni për rritjen

E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë do të bënit  nëse do të fitonit lotarinë. Kur filloni një biznes, ju duhet të mendoni se çfarë do të ndodhë. Si do të rriteni? Kë do të punësoni nesër? A do t’a hapni në një qytet tjetër?

Dhe e fundit, kurrë mos ndaloni së sjelli risi.

Nëse keni kulturën e duhur, punësoni njerëzit e duhur dhe vazhdimisht vendosni veten në vendin e konsumatorëve tuaj me siguri do të keni sukses. Përpiquni t’i përmbaheni këtyre këshillave pasi kompanitë kanë vetëm një zgjidhje: të sjellin risi ose të zhduken.

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top