Mirëqenie

February 9, 2018 | 14:17

6 mënyra për të nxitur kreativitetin e fëmijëve

Lojërat që bëni me fëmijën nuk duhet të kenë vetëm qëllim argëtues, por nga ana tjetër duhet të nxisin inteligjencën dhe kreativitetin tek ata. Për këtë nuk nevojitet detyrimisht shumë kohë.

Po ju prezantojmë gjashtë mënyra të shpejta si të nxisni kreativitetin e fëmijëve.

1.Nxisni biseda të thjeshta krijuese

Për shembull mund ta pyesni fëmijën për gjëra të çuditshme, në mënyrë që ata të vënë në punë imagjinatën. Mund t’i thoni “Ku do të shkoje nëse do ishe zog dhe do mund të fluturoje?”.

2.Jepini liri (ndonjëherë)

Kur shkoni në park, lërini ata t’ju udhëheqin, bëni ç’të duan ata në mënyrë që të kuptoni çfarë dëshirojnë e për çfarë kanë nevojë.

3.Flisni për momentet më të bukura gjatë ditës

 Përpara se të shkoni për të fjetur tregojini fëmijës se cila ishte gjëja më e bukur që bëtë atë ditë. Pyeteni edhe atë, që ta bëni të mendohet e t’ju tregojë.

4.Mos caktoni orar fiks për lojërat

Lëreni fëmijën të luajë kur t’i vijë natyrshëm frymëzimi.

5.Lërini të eksperimentojnë

Edhe nëse bëjnë gabime, mos i ndaloni. Fëmijët janë tepër kurioz dhe “shkencëtarë të vegjël” që mësojnë përmes eksperimentimit.

6.Mos u shqetësoni për rrëmujën

Studimet kanë treguar se nëpërmjet rrëmujës dhe shkatërrimit të lodrave fëmijët mësojnë shumë.

Burimi / www.pernenat.al

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com